Murati, apel diasporës: Mos i jepni para Policisë serbe

Diaspora

Murati, apel diasporës: Mos i jepni para Policisë serbe

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 23:39
Ministri i Diasporës, Valon Murati

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka bërë apel përmes një interviste në InfoBox të RTV Dukagjinit, që bashkatdhetarët tanë të cilëve u kërkohen para nga Policia serbe, ta raportojnë këtë gjë.

“Bashkëqytetarët tanë duhet të ankohen për të gjitha. Edhe kur kanë pasë probleme me kompanitë ajrore, u kamë kërkuar që të ankohen. Ne si shtet nuk mund të merremi me rastin pa u ankuar. Kam dëgjuar që ka raste kur deri në 100 euro kanë paguar për fletën e bardhë. Por, i lus që të lajmërohen”, tha ai.

Ministri gjithashtu tha se pala serbe po tregohet neglizhente ndaj fluksit të qytetarëve që vijnë nga diaspora. Ai gjithashtu tha se lajmin për një shtetas të Kosovës të vdekur në kufi, duke ardhur në vendlindje, nuk kanë arritur ta konfirmojnë.

Ministri që vjen nga radhët e subjektit politik, Lëvizja Për Bashkim, gjithashtu foli edhe për Kushtetutën e vendit, për të cilën tha se duhet ndryshuar, duke i hapur mundësinë bashkimit me Shqipërinë.

Ministri gjithashtu foli edhe për buxhetin e vitit të ardhshëm për dikasterin që e drejton, për të cilin tha se pritet të jetë rreth 1.6 milionë euro, përkundër që remitencat nga diaspora do të kalojnë 700 milionë euro edhe për vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat