Mërgata letrare- shqiptare kudo që është po frymon shqip...

Diaspora

Mërgata letrare- shqiptare kudo që është po frymon shqip...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 17:28
Nje foto nga Takimi Tradicional “Nëntori Poetik 2o16” në Munih të Gjermanise

Takimi Tradicional - ku ishin të pranishëm shkrimtar, poet, intelektual dhe qytetare të tjera që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, në qytetin e Munih jehoi deklamimi vargor poetik të penës dhe zërit krijues letrar të mërgimtareve. Një takim i përzemërt dhe mirë i organizuar nga Lidhje e Krijuesve Shqiptar të mërgatës në Gjermani

Në qytetin Munih të Gjermanisë  në kuadër të Festave të Nëntorit Ditës së  Flamurit dhe të  Pavarësisë  të shtetit shqiptar,  Ditëlindjes të Alfabetit, ditëlindje heroi dhe ditëlindje e Lidhjes të Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, Asociacion i bashkuar i asociacioneve dhe vetë komunitetit arëbërës-krijues në Mërgatë,  mbajt Takimi Tradicional  Letrar "Nëntori Poetik 2016".

Në këtë Takim- ku ishin të pranishëm shkrimtar, poet, intelektual dhe qytetare të tjera që jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe vende të tjera, në qytetin e Munih në këtë takim jehoi deklamimi  vargor poetik të penës dhe zërit krijues letrar mërgimtar. Një ditë vjeshte, kryesisht pa reshje qiellore, por me reshtje tjera njerëzore. Një takim i përzemërt dhe mirë i organizuar nga Lidhje e Krijuesve Shqiptar në Mërgatë, veçmas angazhimi konkret nga Sekretari i Përgjithshëm i LKSHM, poeti Fran Tanushi  në bashkë koordinim me Shoqatën Kulturore "Shqiptaro-Bavareze" dhe me grupin nismëtar të themelimit të Klubit Letrar "Martin Camaj" në Mynih  u realizua ky takim edhe formalisht.

Ky Takim Tradicional “Nëntori Poetik 2016” tashmë edhe realisht e formalisht u themelua klubi, u zgjodh trupa udhëheqëse: kryesia e gjerë si dhe ajo e ngushtë me në krye me  Fadil Lumin. Sylë Bajrami dhe Fran Tanushi dhe të tjerë. Takimi tashmë tradicional, me orën letrare me karakter garues, me ndarje shpërblimesh dhe me promovim librash nga krijuesit mërgimtar, Kësaj radhe i dedikohej nderimit.                                

Hapjen e këtij Takimi Tradicional et e bëri Sekretari i Përgjithshëm i LKSHM, poeti Fran Tanushi. Me nga një fjale përshëndetëse të pranishmit. Ketë Takim Tradicional me një fjalë i përshëndeti Hasan Qyqalla – kryetar i shoqatës së shkrimtareve ne Gjermani  i cili kryesisht u ndal në  përkushtimin, synimet dhe traditën tona që menjë përkushtim të madh po kultivohen ne diasporë nga kjo shoqatë.!  Ky takim letrar iu kushtua kolosit të artit pamor, akademik Gjelosh Gjokaj i cili me nuk është në mesin tonë.                                                                               

Takimin me nga një fjalë përshëndetëse e nderuan edhe Ministri i Diasporës dhe Mërgatës, z. Valon Murati dhe Konsulli i Republikës së Shqipërisë, z. Arten Hanku. Pas pjesës së parë të këtij takim u kalua në Orën Letrare me karakter garues, me leximin e poezisë fituese me çmimin "Pena e Artë Martin Camaj", dedikuar binomit artistik Camaj-Gjokaj nga Mentor Thaqi, duke vazhduar me deklamim vargjesh nga poetët tjerë pjesëmarrës. Juria edhe pse jo aq lehtësisht nga shkaku i sasisë dhe cilësisë të poezive i ndau këto shpërblime: Brahim Avdyli, Fakete Rexha, Milazim Kajtazi,  Sylë Bajrami dhe Anton Marku. Një freskim të bukur për të pranishmit e bëri grupi i folklorit i Bahri Shytit me dy këngë të mrekullueshme, për të vazhduar me promovim  e dy libra nga Besim Xhelili në referim të Anton Markut, Antologjia "Vargje për Nënën" në referim të Fran Tanushit, dhe nga Bahri Shyti "Kosovë ty të përkulem", në referim nga Lumni Nimani!.

Një koktej i mbrëmjes ,e ushqime, pije freskuese, verë e raki për dolli, kuvendim. Ishte po ashtu një pjesë e bukur e mbrëmjes që  mërgimtarët në Munih  mbajtën edhe takimin e tyre në themelim të Shkollës me mësim plotësues në gjuhën shqipe e që pas përfundimit, të gjithë bashkë me përshëndetje vëllazërore e  morëm rrugën e rrugëtimin e kthimit nëpër foletë tona mërgimtare! Vërtetë një ngjarje e bukur dhe e mirëseardhur në mbajtjen e frymimit  shqip kudo që jemi!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat