Shqiptari bashkëjetonte me austriaken, por një ditë gruaja nga Kosova e viziton spontanisht

Diaspora

Shqiptari bashkëjetonte me austriaken, por një ditë gruaja nga Kosova e viziton spontanisht

Nga: Fitim Dika Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:20
Ilustrim

Vite të tëra një grua austriake (28) kishte pasur bashkëjetesë fatlume me një shqiptar nga Kosova. Ajo shpresonte për më shumë, deri në martesë, kur papritmas burri shqiptar i thotë: “Ti duhet të largohesh. Gruaja ime dhe vjehrra janë duke ardhur tek unë në një vizitë spontane. Jam i martuar në Kosovë.”

Ajo sulmon gruan nga Kosova, gjykatësi e fal: Ke vuajtur mjaft nga dashnori i pabesë

Këtë pikëllim, 28 vjeçarja nuk mund ta gëlltiste. Pas një kohe që ishte larguar nga shtëpia e dashnorit në Gänserndorf, shkon një ditë për vizitë kur shikon gruan e tij nga Kosova (27). E shqetësuar në këtë gjendje, ajo e sulmon gruan e dashnorit që kishte dashur dikur për vete, përcjell botasot.info.

Vetë një polic mbeti i plagosur në gju, gjatë tentativës për ti ndarë. “Më vjen keq, isha e mërzitur,” tha 28 vjeçarja përpara Gjykatës. Gjykatësi Manfred Hohenecker u përgjigj:

"Ju keni bashkëjetuar një kohë të gjatë me këtë burrë të pabesë, mjaft je dënuar nga ai." Gjyqi e la të lirë dhe e gjobiti vetëm me 500 euro./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat