Nishani pret Kapitenët Regjent të San Marinos, në fokus ekonomia (Foto)

Shqipëria

Nishani pret Kapitenët Regjent të San Marinos, në fokus ekonomia (Foto)

Më: 24 qershor 2016 Në ora: 19:39
Pamje nga takimi

Bujar Nishani ka pritur në një ceremoni zyrtare Kapitenët Regjentë të Republikës së San Marinos, Gian Nicola Berti dhe Massimo Andrea Ugolini të cilët ndodhen në Shqipëri për një vizitë shtetërore dy ditore me ftesë të Presidentit të Republikës.

Kapitenët Regjentë të San Marinos dhe Nishani kanë zhvilluar një takim të shkurtër kokë më kokë dhe më pas kryesuan bisedimet zyrtare mes delegacioneve të dy shteteve.

Nishani theksoi edhe njëherë vullnetin e Shqipërisë për të avancuar marrëdhëniet midis dy shteteve kryesisht në aspektin ekonomik. Ai njohu kapitenët e San Marinos mbi vijën politike të jashtme që vendi ynë po ndjek dhe i falënderoi ata për kontributin e drejtpërdrejtë në paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat