Vjenë: U themelua shoqata Austriake-Kosovare në Vjenë, anëtarë të saj janë emra prominentë

Diaspora

Vjenë: U themelua shoqata Austriake-Kosovare në Vjenë, anëtarë të saj janë emra prominentë

Më: 19 maj 2016 Në ora: 11:58

Mbrëmjen e së mërkurës është themeluar në Vjenë, Shoqëria Austriake-Kosovare. Ajo ka për qëllim të fuqizojë lidhjet bilaterale të shtetit të ri të Kosovës me të Austrisë, shkruan gazeta më e madhe austriake kurier.at. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe me shtetet tjera duke krijuar shoqata të ngjashme.

Detyra e kryetarit ju besua deputetit të Niederösterreich, Lukas Mandl, nga radhët e partisë së djathtë ÖVP. “Një republikë europianë e Kosovës është në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe Europës,” tha Mandl. "Ndjej kënaqësi, t’i shërbej kësaj lidhjeje."

Politikanët austriakë kanë pasur prej kohësh lidhje me çështjen e Kosovës. Një prej tyre është edhe Ulrike Lunacek nga partia e të Gjelbërve, e cila raporton për të arriturat e Kosovës në Parlamentin Europian. Ajo tha se “anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA e bën më reale dhe faktike rrugën e Kosovës drejt BE-së”. Së fundi është miratuar edhe largimi i detyrimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Shoqata do anëtarësohet në Dachverband PaN (Partner të të gjitha kombeve). Pjesë e shoqatës së krijuar mes Kosovës dhe Austrisë janë edhe emra prominentë si Erhard Busek, ish deputeti Europian Hannes Swoboda (SPÖ) si dhe Johann Luif. Ky i fundit ka qenë një vit komandant i forcave të Kforit në Kosovë. Prej shtetit të Kosovës pjesë e takimit ishin ministri Ramadan Ilazi dhe ambasadori Sami Ukelli./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat