Përleshje me thika mes tre shqiptarëve në Herzberg

Diaspora

Përleshje me thika mes tre shqiptarëve në Herzberg

Më: 19 maj 2016 Në ora: 10:38

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të martën në qytetin gjerman Herzberg nga dy bashkëkombas shqiptarë, shkruan presseportal.de. Në rrugën Kornstraße rreth orës 11.20 ndodhi një përleshje mes tre personave ku erdhi edhe sulmi me thikë. Bëhet fjalë për të plagosurin rëndë, 29 vjeçarin nga Shqipëria, i cili ishte duke shëtitur me një shqiptar nga Kosova (38) kur befasisht ka ardhur 42 vjeçari nga Shqipëria. Aty ka ardhur deri te konfrontimi fizik.

“42 vjeçari akuzohet për vrasje të mbetur në tentative, ndërsa edhe vetë ka mbetur i plagosur nga përleshje,” përcjell botasot.info. Dy personat tjerë akuzohen për veprën penale plagosje.

Akoma është i paqartë motivi i ngjarjes, ndërsa policia po kërkon dëshmitarë të rastit. Secili që ka vërejtur ngjarjen nga afër mund të telefonojë policinë e Northeimer në 05551-70050./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat