Krijoi perandori kanabisi, arrestohet bashkëpunëtori i shqiptarit

Diaspora

Krijoi perandori kanabisi, arrestohet bashkëpunëtori i shqiptarit

Më: 5 maj 2016 Në ora: 07:27

Një boksier amator u arrestua nga policia në Britaninë e Madhe. Atij ju gjetën kanabis në një çantë sportive me vlerë 18 mijë euro. Sasinë e drogës po ia çonte një mikut të tij.

Lewis Stevenson u arrestua në Exeter, pasi ju zbuluan rreth 3.7 kg kanabis, që ju gjetën në një çantë sportive.
Britaniku paguhej për t’u kujdesur për të parë drogën e shokut të tij shqiptar, Altin Laska, i cili ka qenë objektivi kryesor i operacionit policor. Laska është dënuar me 5 vite burg në janar të këtij viti për shitje të mëdha kanabisi, e cila rritej në perëndim të vendit.

Mediat britanike informojnë se Laska ka përdorur bizneset për të pastruar paratë e fituara nga tregtia e drogës në të gjithë Britaninë.

27 vjeçari shqiptar u arrestua në korrik të vitit të shkuar pasi ju gjetën 4 laboratorë të kultivimit të kanabisit me vlerën e 400 mijë paundve.

Shqiptari u arrestua edhe bashkë me dy shqiptarë të tjerë, emigrantë të jashtëligjshëm në Britani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat