Takim me Degën Vatra, North Florida, Jeacksonville, i Kryetares së SHSHSHA-së, Raimonda Moisiu

Diaspora

Takim me Degën Vatra, North Florida, Jeacksonville, i Kryetares së SHSHSHA-së, Raimonda Moisiu

Nga: Beqir SINA - New York Më: 3 maj 2016 Në ora: 18:44

Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, shkrimtarja dhe publicistja Raimonda Moisiu, vizitoi Dega e Vatra, North Florida, Jacksonville, ditën e shtunë dt. 30 prill 2016. Znj. Moisiu, e cila ndodhet prej disa javësh në Jacksonville, Florida, u prit në një takim mbresëlënës nga Bordi drejtues i Dega Vatra, North Florida, në selinë e kësaj dege, në qytetin e bukur dhe historik të Jacksonville.

Ky takim u organizua nga Kryetari i Dega Vatra, North Florida, Jacksonville, personalitet dhe aktivist i shquar në cështjen kombëtare, me një kontribut të jashtëzakonshëm e mbresëlënës, vatrani, z.Adriatik Spahiu. Ishin të pranishëm në këtë takim Bordi Drejtues i kësaj Dege, sikundër;Nën/Kryetari Rexhep Gabrica, Sekretarja, Diana Male dhe anëtarët e bordit; Lavdie Mato, e cila është edhe Drejtoresha e Shkollës së Parë Shqipe, në Jacksonville, Florida, bisnesmeni Sandër Martini, Hasan Hakrama, bisnesmeni, Gjon Lleshi, dhe kandidatët për anëtarë bordi, bisnesmeni Indrit Këllezi dhe pinjolli i familjes legjendare, kombëtare, heroike dhe historike Jashari, Faslli Jashari.
Kryetari i Dega Vatra, Jacksonville, Florida, z.Adriatik Spahiu, duke i uruar mirëseardhjen, znj. Moisiu, dhe pasi bëri prezantimin e saj me bordin, - u shpreh se ndjente kënaqësi të vecantë të prisnin një personalitet të letrave shqipe, artit dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe më gjerë, por edhe me cilësinë e Kryetares se SHSHSHA-së. Në një atmosferë të përzëmërt dhe mbresëlënëse enthusiazmi dhe optimizmi, Kryetari i Degës, z. Spahiu bëri një resume duke e njohur znj. Moisiu, me veprimtarinë dhe aktivitetin e kësaj dege që prej themelimit e deri më sot. Z. Spahiu u shpreh se ka qenë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me anëtarët e bordit, vatranët e thjeshtë dhe komunitetin e bisnesit shqiptaro-amerikan në Jacksonville Florida, që me punën e tyre të palodhëshme mbështetin fuqishëm shpirtërisht e materialisht, si burimin e cdo idealizmi dhe kanë mundësuar realizimin me sukses dhe përfaqësimin më mbresëlënës, interesant dhe historik, në shtetin e Floridës, por edhe më gjerë në Diasporën shqiptare, jo vetëm për ndjenjat atdhetare, patriotike e kombëtare, por edhe për unifikimin dhe promovimin e vlerave tona kombëtare dhe identitetit shqiptar, zhvillimin ekonomik e kulturor, ruajtjen e gjuhës amëtare,kulturës e traditave shqiptare e patriotike, integrimin e identitetit shqiptar krahas kulturave të tjera në tokën amerikane. Në fjlaën e tij, z.Spahiu mes të tjerave u shpreh se; Për një mision të vecantë kombëtar e historik jemi në Organizimin e Festivalit Tradicional Shqiptar, -i cili do të zhvillohet për herë të parë në Jacksonville, Florida, nga Dega e Vatra ,-për tre ditë me rradhë, në dt 13, 14 dhe 15 Maj, 2016, në Surfin Somboeros, buzë oqeanit. Aktiviteti do të jetë shumëdimensional ku janë ftuar Degët simotra, të Tampa, Fort Lauderdale dhe Orlando,personalitete të jetës social kulturore, politikës dhe religjioneve fetare, vecmas me praninë e z. Edmond Brahimaj alias “Baba Mondi”, me cilësinë e Kryetarit të Kryegjyshatës Botërore, dhe prof. Nusret Pllana nga Kosova, këngëtarë nga mëmëdheu, grupe valltarësh në Diaporë, etj. Aktiviteti do të promovojë bisnese të kategorive të ndryshme nga kompani bisnesi shqiptaro-amerikane që operojnë në shtetin e Floridës, rrethinat e tij dhe në tërë Amerikën. Secili anëtar i bordit shprehu mendimi dhe ofruan ndihmën e tyre morale dhe financiare për mbarëvajtjen dhe realizimin e këtij Festivali thënë ndryshe Manifestimi Madhështor të Identitetit Shqiptar në Floridën e bukur amerikane.

Në fund e mori fjalën edhe znj. Moisiu-, e cila falenderoi Degën Vatra, Jacksonville, Florida, për pritjen e ngrohtë, vecmas duke e bërë pjesë të mendimeve e debatit unik e konstruktiv në këtë takim. Znj. Moisiu theksoi se Dega Vatra Jacksonville, Florida njihet në tërë Amerikën, për rolin e rëndësishëm, kombëtar dhe historik, në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore në arësim, ruajtjen e traditave, vlerave kombëtare dhe kauzën shqiptare, kjo falë interesit, vëmendjes dhe përkushtimit intelektual, qytetar, atdhetar dhe patriotik, të z. Adriatik Spahiu dhe bashkëpunimit virtuoz të anëtarëve të Bordit, që ai drejton. Ndjehem jashtëzakonisht e nderuar dhe është kënaqësi që ndodhem sot mes jush,jo vetëm me cilësinë e Kryetares së SHSHSHA-së, por edhe si një zë femëror krijues, intelektual e qytetar, si bashkëkombase e juaj, duke vlerësuar ndihmesën, bashkëpunimin dhe bashkëveprimin mes kyesisë dhe Bordit drejtues të Degës Vatra, Jacksonville, Florida. Znj. Moisiu e mbylli fjalën e saj duke përshëndetur përpjekjet e z. Adriatik Spahiu dhe Bordit, që kurrë nuk kanë të ndalur, për të bërë të njohur vlerat, kombëtare, artin dhe kulturën shqiptare.

Në fund për nder të znj. Moisiu dhe Bordit drejtues të Dega Vatra Jacksonville u shtrua një darkë tradicionle shqiptare në restorant “Roma”, me pronar shqiptarin, z. Gasper Lukaj. U trokitën gotat e verës dhe u ngritën dolli, ku nuk munguan edhe fotot.

Korespondent i Dega Vatra, Jacksonville

Florida

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat