Sulmojnë rusen katër plaçkitësit shqiptarë: Arrestohen në Vaud

Diaspora

Sulmojnë rusen katër plaçkitësit shqiptarë: Arrestohen në Vaud

Nga: F.D. Më: 3 maj 2016 Në ora: 02:53

Janë arrestuar katër shtetas të Kosovës, pas një grabitjeje në qytetin Mont-Sur-Rolle të premten. Tre shqiptarët nga Kosova u arrestuan menjëherë gjatë akcionit të po asaj nate, ndërsa personi i katërt gjatë së shtunës.

Hetimet për zbulimin e tyre janë kryer në bashkëpunim me trupat e rojës kufitare si dhe xhandarmerisë franceze, informojnë nga policia kantonale e Vaud. Katër autorët e kishin sulmuar një shtetase ruse në vendbanimin e saj, rreth orës 16.30, të cilën e kishin neutralizuar para se të arratiseshin.

Por, viktima ka arritur të lirohet së shpejti, duke alarmuar policinë. Për fat të mirë, ajo nuk është lënduar, ndërsa shqiptarët që kanë moshë 24 deri në 37 vjeç. ishin larguar me një furgon, shkruan media „Romandie“. Së shpejti, ata ishin hetuar dhe arrestuar në një parking të qendrës komerciale dhe në një pyll të afërt, në afërsi të Chavannes-de-Bogis (VD), përcjell botasot.info.
Në bazë të Marrëveshjes së Parisit për bashkëpunim mes forcave të sigurimit në Zvicër dhe Francë, ju desh edhe ndërhyrja e këtyre të fundit dhe dy helikopterë për kapjen e katër shqiptarëve. Në akcion morrën pjesë 60 forca francezo-zvicerane./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat