“Bota sot”: Numri i saktë i banorëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Zvicër, në cilin kanton ka më shumë shqiptarë?

Diaspora

“Bota sot”: Numri i saktë i banorëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Zvicër, në cilin kanton ka më shumë shqiptarë?

Nga: Fitim Dika Më: 29 prill 2016 Në ora: 20:07

Nga infografiku i sjellë prej medias zvicerane beobachter.ch, tregon qartazi sesa banorë nga Kosova jetojnë për 1000 banorë në secilin kanton, por krahas saj edhe sa banorë tjerë presin të natyralizohen. Botasot.info informacionet e infografikut i ka sjellë me shifra konkrete për secilin kanton.

Numri më i madh i shqiptarëve nga Kosova qëndrojnë në Cyrih, Bernë dhe Luzern. Kjo kryesisht edhe për faktin se janë kantonet më të banuara në Zvicër.

Kantonet të cilat kanë popullësinë më të madhe shqiptare në krahasim me përqindjen, vendin e parë e zë Kantoni i Aargau (2.6%), ndjekur nga Glarus (2%) dhe në vend të tretë është Solothurni me 1.9 përqind.

Më pak shqiptarë qoftë me përqindje qoftë edhe me numrin e përgjithshëm të shqiptarëve nga Kosova janë nga Appenzell Inerrhoden (0,1) përqind ndërsa gjithsej ka 16 banorë nga Kosova. Më pas vijnë kantonet Uri dhe Graubunden me 0.3 përqind.

Interesante është fakti se në secilin kanton, shqiptarët nga Kosova që kanë marrë pasaportën zvicerane është pothuajse i njëjtë me numrin e banorëve nga Kosova që presin të natyralizohen. Për më tepër mund të shikoni tabelën vijuese ku në kolonën e parë janë vendosur numri i banorëve të cilët presin të marrin pasaportën dhe në të dytën numri i banorëve të cilët kanë marrë atë.

Në fillim jepet emri i kantonit, më pas numri i banorëve të përgjithshëm në 2015, më pas numri i banorëve nga Kosova pa pasaportë dhe në fund numri i banorëve me pasaportë.

Nga ku përfundohet se numri i përgjithshëm i banorëve shqiptarë nga Kosova është 99.802 pa pasaporta dhe 101.393 me pasaporta. Pra gjithsej me vendqëndrim të rregullt në Zvicër, shqiptarë nga Kosova ka 201.195.

Për krahasim: Sipas statistikave zviceranë të 2000, në vendin helvet ka pasur 170.000 banorë të cilët kanë folur gjuhën shqipe. Ky numër ama nuk ka përfshirë vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe ata të Luginës, Maqedonisë, Shqipërisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat