Itali: Lidhje mes të arrestuarve për terroristë dhe shqiptarëve

Diaspora

Itali: Lidhje mes të arrestuarve për terroristë dhe shqiptarëve

Më: 29 prill 2016 Në ora: 07:11

Gjatë ditës së djeshme gjashtë persona u arrestuan në dyshimin e përgatitjeve për sulme terroriste. Sipas përgjigmeve ata kanë përgatitur sulme ndaj Vatikanit dhe ambasadës së Izraelit në Romë. Mes të arrestuarve ishte edhe Abderrahim Moutaharrik, nënshtetas italian me origjinë marokene dhe kampion kikboksi në Apenine.

Sipas përgjimeve, të cilat ndodhen të plota edhe në redaksinë e Reuters, njëri sosh ka biseduar me një shqiptar për të marrë armë.

“Ai është betuar në Zotin për ta sulmuar Italinë, Vatikanin dhe ambasadën e Izraelit. Për këto ai ka kontaktuar me një shqiptar për t’u armatosur,” përcjell botasot.info.

Në shkrim nuk potencohet nëse shqiptari ka qenë pjesë e celulës terroriste ose kriminale./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat