Ramadani favorite për të fituar konkursin e bukurisë në Zvicrën Lindore

Diaspora

Ramadani favorite për të fituar konkursin e bukurisë në Zvicrën Lindore

Nga: Fitim Dika Më: 27 prill 2016 Në ora: 11:32

Në mesin e nëntë vajzave më të bukura të Zvicrës lindore, spikat edhe Ergina Ramadani që jeton në Glarus, ndërsa me origjinë është nga Kosova. Ajo është pretendente për të fituar çmimin e madh në 21 maj, St Gallen, pasi prijë bindshëm nga votat e lexuesve në mediat zvicerane, shkruan botasot.info.

Glarusi shquhet për vajzat e bukura, pasi në Miss Zvicra 2014 vendin e parë e zuri Michelle Schmid, ndërsa tani të njëjtin fat mund ta arrijë edhe shqiptarja e Kosovës.

Ergina ka shkruar një status në Facebook, ku kërkon mbështetje për të fituar kurorën e më të bukurës. Secili mund ta ndihmojë atë për rrugën drejt suksesit duke dërguar një SMS prej 90 rapësh në numrin 919 me fjalëkalimin mo07./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat