Historia e çuditshme e azilkërkuesit: Pesë muaj për t’u kthyer në Shqipëri

Diaspora

Historia e çuditshme e azilkërkuesit: Pesë muaj për t’u kthyer në Shqipëri

Nga: F.D. Më: 23 prill 2016 Në ora: 10:49

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë në kategorinë e vendeve me origjinë të sigurt, afërmendsh shtetasit e tyre nuk kanë të drejtë azili. Kështu ka ndodhur edhe me Shkëlzen Venari, që ju desh dy orë të arrijë prej Shqipërisë në Gjermani, por pas refuzimit të kërkesës së azilit, është dashur pesë muaj për udhëtimin mbrapsht: autoritetet ia kanë humbur pasaportën.

„Mu nevojiteshin vetëm dy orë që të arrija në Gjermani, por po më duhen pesë muaj të tërë për tu kthyer në Shqipëri“, pohon shqiptari 24-vjeçar për „Stern“.

Në Gjermani ai kishte ardhur gjatë verës së vitit 2014, me shpresë për një jetë më të mirë dhe për një vend pune. Për një moment, ai e kishte kuptuar se nuk i takonte azili dhe kishte vendosur të kthehej në vendlindje. Por, autoritetet përkatëse gjermane nuk kanë mundur t`ia gjejnë dot pasaportën. Iu dashtën plot pesë muaj derisa e realizoi kthimin në Shqipëri, përcjell botasot.info.

Raste të ngjashme si i Shkëlzenit, në Gjermani ka shumë: Dokumentet vendosen aty-këtu, shqyrtimi i një parashtrese harrohet, procesi nuk aplikohet në vendin e duhur, apo refugjatëve aspak nuk u jepet mundësia për tu regjistruar. Si duket, autoritetet gjermane nuk po mund ta përballojnë valën e përditshme të refugjatëve.

Për shkak të bllokimit të rrugës ballkanike dhe vendosjes së shteteve të Ballkanit perëndimor në kategorinë e vendeve me origjinë të sgirutë, numri i kërkesave të azilit ka rënë ndjeshëm në Gjermani./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat