Shqiptarët rrahin policin italian në Tirolin Jugor

Diaspora

Shqiptarët rrahin policin italian në Tirolin Jugor

Nga: F.D. Më: 15 prill 2016 Në ora: 21:31

"Një ngjarja e tmerrshme, një gjë e tillë s’kishte ndodhur kurrë - që një polic të rrihet brutalisht," tha komandanti i Policisë në Bozner, Sergio Ronchetti. Ai ftoi për vëmendje më të madhe, pasi policët gjithmonë e më tepër kanë të bëjnë me kriminelë të çfarëdo lloji.

Policia e qytetit kishte marrë pjesë në një klub në Oberau, ku afër tyre qëndronte grupi shqiptar. Njëri prej këtyre të fundit nuk kishte leje qarkullimi, ndërsa gjithashtu gënjente mbi identitetin e tij. Pasi policia filloi të insistojë, njëri nga shqiptarët goditi me shishe policin, ku menjëherë më pas u larguan nga vendngjarja.

Shefi i bandës i njohur për policinë

Policia italiane ka njoftuar se njeh shefin e bandës shqiptare, por nuk ka zbuluar identitetin e tij. Grupi i shqiptarëve momentalisht janë akoma në arrati, por policia punon me intensitet të plotë për kapjen e tyre.

Sipas ligjeve të vendit gjermanishtfolës, kërcënimi ndaj policit është një vit burg, ndërsa plagosja ndaj policit mund të shkojë deri në tre vite burg./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat