Mashtroi plakën zvicerane me rreth 200.000 CHF: Dënohet me 15 muaj burg shqiptari

Diaspora

Mashtroi plakën zvicerane me rreth 200.000 CHF: Dënohet me 15 muaj burg shqiptari

Nga: F.D. Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 18:37

Një 55 vjeçar nga Kosova, sipas gjitha gjasave duhet të ketë mashtruar një 75 vjeçare me 190.000 CHF. Ai ka qenë i martuar, i papunë dhe me sasi të mëdha borxhesh, ndërsa i kishte premtuar të “dashurës” 20 vjet më të re, se paratë e huazuara do ia kthente pas pak kohësh, por i duheshin si ndihmë, njofton zentralplus.ch.

Pasi ai e ka mashtruar atë, plaka zvicerane e ka paditur, dhe gjyqi i Lucernit e ka dënuar me 15 muaj heqje lirie, me kusht që ai mund ti rritet për dy vjet. Dënimi ka ardhur pasi ai njihej për mashtrime edhe më parë, ndërsa shpëtoi nga dënimi shumë vitesh, pasi u shpall i pafajshëm nga mashtrimi i shumëfishtë, përcjell Bota sot.

Shqiptari ka pranuar se i ka borxh asaj prej 140.000 frangash, por sipas plakës, ai duhet ti ketë prishur të gjitha paratë nëpër kazino. Ai nuk disponon as leje qëndrimi në Zvicër, duke e bërë situatën më të palakmueshme për të dyja palët. Shqiptari u mbrojt, duke thënë se blerësit e kishin mashtruar dhe jo se i kishte shpenzuar kuturu./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat