LDK – Dega në Zvicër, nëndega në Burgdorf f t e s ë për nder të 8 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Diaspora

LDK – Dega në Zvicër, nëndega në Burgdorf f t e s ë për nder të 8 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 19:49

Të nderuar bashkatdhetarë, anëtarë dhe simpatizues të LDK-së, Ditën e dashurisë për shtetin, 8 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 26 vjetorin e themelimit të nëndegës së LDK-së në Burgdorf do ta festojmë të gjithë së bashku. Andaj ftoheni të merrni pjesë në këtë manifestim ku të gjithë shqiptarëve kudo që janë të urojnë njëri-tjetrin me urimin më të pritur në historinë shqiptare. Gëzuar Kosovë Pavarësia! Manifestimi mbahet: Të dielën , më 14 shkurt 2016 Fillon: Në ora 13.30 Adresa: SAALBAU Neuhofstrasse 33, 3422 Kirchberg/BE (Autobani Bern – Zürich dalja në Kirchberg) Në program do të ketë:

• Përshëndetje;

• Program argëtues; Këngë dhe valle popullore nga Ansambli Kulturo-Artistik „Mërgimi“ nga Neushateli si dhe këngëtari i mirënjohur Skender Kelmendi me orkestrën e tij.

• Programin do ta pasurojnë me paraqitjet e tyre skenike edhe moderatori, aktori dhe regjisori i mirënjohur Adem Kicaj dhe rapsodi Isak Karaxha. Ardhja juaj na nderon dhe ia rritë madhështinë këtij manifestimi kulturor.

Me nderime;

Kryesia e nëndegës së LDK-së në Burgdorf Për info: 079 307 31 88 ose E-mail: [email protected]

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat