Arrestohet në aeroport shqiptari: Nuk kishte kryer dënimin e plotë të burgut

Diaspora

Arrestohet në aeroport shqiptari: Nuk kishte kryer dënimin e plotë të burgut

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 09:46

Në 06.02.2016 policia gjermane ka regjistruar një sukses, shkruan presseportal.de. Një shqiptar, 53 vjeçar, që ishte duke fluturuar për në Prishtinë, u arrestua nga policia gjermane, pasi ndaj ti rëndonte një akuzë penale, të pakryer prej tij.

Në 2006 ai kishte plagosur pa paramendim një banor tjetër, duke i sjellur vdekjen atij më vonë. Ai u dënua me 6 vjet burg, ndërsa në 2009 u dëbuar drejt Kosovës, por vlefshmëria e dënimit gjyqësor vlente akoma.

Tani rasti i tij shqyrtohet nga Prokuroria në Hanover. Deri në ndonjë ndryshim tjetër ai duhet të mbajë edhe 911 ditë burg./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat