Darkë e përbashkët me ambasadorin dr. Kiçmarin

Diaspora

Darkë e përbashkët me ambasadorin dr. Kiçmarin

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 21:31

Auckland, 6 shkurt 2016. Mërgata shqiptare në Zelandë të Re organizoi darkë të përbashkët me ambasadorin fuqiplotë të R. së Kosovës në Zelandë të Re. Ishte takim i përzemërt me ambasadorin, i cili pas vizitës në Wellington me Guvernatorin e Përgjithshëm të Zelandës së Re ztr. Jerry Mateprae me rastin e Festës Nacionale Waitangi Day të shtetit.

Për t'i dëshirua mirëseardhje ambasadorit u mblodhën shqiptarët me vendbanim në qytetin metropol të Auckladit, Në qytetin e përmendur janë të vendosur kryesisht shqiptarët. Me ketë rast Dr. Kiçmari njoftoi të tubuarit për mbështetjen që gëzon R. e Kosovës nga Shteti i Zelandës së Re. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i ndërsjellë duke u ndal te roli i mërgimtarëve shqiptar për çuarjen e thellimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Komuniteti shqiptar këtu ka arrit të inkuadrohet në jetën e këtij vendi dhe rinia po shkollohet, tha mes tjerash ambasadori. Pastaj të pranishmit pyeten për angazhimin e diplomacisë së punëve të jashtme në në integrimin e R. së Kosovës në organizatat botërore, njohjet, përgatitjet për festën e 17 Shkurtit etj.

Qetë dhe në mënyrë profesionale u përgjigj ambasadori në pyetjet e parashtruara. Bashkëbisedimi vazhdoi edhe gjatë darkës deri në orët e vona të mbrëmjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat