Algjerianët dhe shqiptarët të parët për krime në Mittelhessen, Gjermani

Diaspora

Algjerianët dhe shqiptarët të parët për krime në Mittelhessen, Gjermani

Nga: F.D. Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 16:21

"Nënshtetasit algjerianë dhe shqiptarë janë shumë para nacionaliteteve tjera," shkruhet në raportin vjetor të policisë sa u takon shkeljeve ligjore. Shifrat e vërtetojnë këtë.

Prej 4203 krimeve, 1269 janë algjerianë, ose rreth një e treta. Kjo është e dhimbshme, pasi vetëm 3 përqind e azilantëve janë nga Algjeria, tha zëdhënësi i policisë, Jorg Reinemer, njofton Bota sot.

Më pas vijnë shqiptarët nga Shqipëria, me 21,3 %, ndjekur nga shtetasit e Kosovës me 12.1 përqind. Kriminelët nga Siria janë vetëm 6.5 përqind, ndërsa ndër pesë përqind janë nga Somalia, Maroku, Eritreat, Afganistani dhe Serbia.

Sëbashku shqiptarët kanë kryer më shumë krime sesa algjerianët.

Shumica e krimeve janë rritur te grabitjet (plus 470 përqind), vozitje pa leje (plus 430 përqind) dhe lëndime trupore (plus 305 përqind), njoftojnë nga policia./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat