Hondozi 15 vjeçar ka gjetur punë si frizer në Austri, përkundër kritikave nga shokët

Diaspora

Hondozi 15 vjeçar ka gjetur punë si frizer në Austri, përkundër kritikave nga shokët

Nga: F.D. Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 14:38

Merlind Hondozi, është 15 vjeçar nga Hartkirchen, Bezirk Eferding, ku prej gushtit 2015, po bën praktikën në sallonin e frizerëve.

Djaloshit shqiptar i erdhi ideja e profesionit që nga mosha gjashtë vjeçare.

“Në atë kohë unë isha me nënën time te frizeri. Nga ai moment më ka lënë përshtypje dhe kam thënë se edhe unë dëshiroj të bëhem i tillë”, thotë 15-vjeçari për nachrichten.at.
Edhepse familja e tij e pranoi idenë e tij për t’u bërë frizer, ai kishte problem t;ua sqaronte shokëve, pasi këta të fundit e quanin këtë profesion për femra.

Në kohën kur dyshoi për një moment, mos vallë duhet të ndryshojë mendje, ai tha . “Unë do bëhem frizer dhe nuk më intereson se çfarë thonë shokët”.

Ai tashmë ka klientët e tij secilën të mërkurë dhe të premte, kur mund të tregojë aftësitë dhe po ashtu tashmë është i përgatitur për larje të flokëve dhe për krijimin e vetullave artificiale. “Shpresoj që së shpejti edhe të mund t’i prej e t’i stilizoj flokët e klientëve,” thotë ai, ndërsa çdo të mërkurë dhe të premte ai pret klientët e vet.

Ai shporeson që së shpejti të hapë edhe sallonin e tij privat./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat