Shqiptari i parë nga Baseli që merr titullin PD- Dr. med. Florim Cuculi

Diaspora

Shqiptari i parë nga Baseli që merr titullin PD- Dr. med. Florim Cuculi

Nga: F.D. Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 09:37

Kishim dëgjuar histori të shpeshta kur persona prej kamarieri të bëhen milioner, por më të ralla janë historitë e diasporës shqiptare që prej një bazë modeste të bëhen specialistë dhe së fundi docent privat në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit më të vjetër të Zvicrës, atij të Bazelit. Kjo ka ndodhur me Dr. Florim Cuculi, ku më 4 shkurt ka marrë edhe titullin e ri.

Ai kishte ardhur në Zvicër në moshën 14 vjeçare, ku për 25 vite të tëra i është përkushtuar arsimimit.

Dr. Cuculi ka mbajtur dizertacionin me titull «Arteriet e vogla, ndikimi i madh. Roli i mikrocirkulacionit koronar te infarkti akut i zemrës», përpara të pranishmëve, familjarë të afërm dhe miq, si dhe para profesorit të tij Prof.Dr. med Thomas Gasser.

Ai kishte punuar si mjek në Spitalin Kantonial të Lucernit, ndërsa flet me krenari për preardhjen e tij nga fshati i Kërçovës,

«Po të mos e kisha ndihmën e shtetit, do të më duhej të merrja borxhe prej qindra mijë frangash që të mund të realizoja këtë specializim», tha dr. Cuculi duke falenderuar tej mase shtetin helvet.
Në këtë prezantim, pjesë e auditoriumit kanë qenë edhe disa nga kolegët e tij shqiptarë të Zvicrës, në mesin e të cilëve edhe Prof.Dr. Omer Xhemaili, i njohur si transplantuesi i parë shqiptar i zemrës, dr. Mentor Bilalli, dr. Yllka Latifi.

Florim Cuculi u shpreh i kënaqur edhe pse është shqiptari i parë nga Baseli që merr një titull të tillë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat