Pritje shumë e ngrohtë për Rugovën në Uashington (Foto)

Diaspora

Pritje shumë e ngrohtë për Rugovën në Uashington (Foto)

Nga: Nga Washington D.C.: Beqir SINA Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 14:01

CAPITOL HILL - WASHINGTON D.C: Miqësia mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ai që e lidhi këtë miqësi me shkejësinë e veprimtarve të dëshmuar shqiptarë të Amerikës, natyrisht, u bë për të mos u prishur kurrë më, forcuar dhe rritur për çdo ditë.

Kështu - mendonte , deklaronte dhe tha Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, për Pavarësinë e Kosovës “Kosova e pavarur, dhe në miqësi të përhershme me mikun tonë të fortë : Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

Një miqësi kjo, dhe lidhje e fortë, e Rugovës me SHBA, u konfirmua edhe dje në Uashington, në pritjen mjaft të ngrohtë, që kongresmen, senator dhe zyrtarë të lart të qeverisë Amerikane, i dhanë këto ditë, të bijës së Rugovës, deputetes së LDK-së, zonjushes Teuta Rugova, e cila ishte pjesë e delegacionit kosovar në “Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve” në Uashington .

E shoqëruar, nga një prej njerëzve më të afërt që pati Rugova në Amerikë, nga ata që i kan qëndruar ende besnik Rugovës edhe sot, në SHBA, veprimtari i njohur Elmi Berisha, i cili shërbeu si një Përfaqësues Special për, të ndjerin, Ibrahim Rugova, President i Kosovës. Ai shërbeu gjithashtu si një Top Këshilltar Kryesor për çështje baltike e rajonit, duke përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës, në Shtetet e Bashkuara në Zyrën e Senatorit Bob Dole, ish kandidatit për President i SHBA, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugova, do të përcillte me këtë rast, edhe faleminderimet dhe mirënjohjen e thellë të nënës së saj, dy vëllezërve dhe mbarë familjes Rugova, për miqt e medhënjë Amerikan në Uashington.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat