Dhunoi seksualisht katër vajza gjermane: Kapet azilkërkuesi nga Maqedonia

Diaspora

Dhunoi seksualisht katër vajza gjermane: Kapet azilkërkuesi nga Maqedonia

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 10:56

Në mëngjesin e së mërkurës, dje, në qytetin gjerman Wrist/Neumunster, është thirrur policia në trenin që transportonte udhëtarët nga Elmshorn në Neumünster. Sipas gjitha gjasave, një i ri nga Maqedonia, 23 vjeçar, që ka parashtruar kërkesën e azilit në Gjermani, ka dhunuar fillimisht dy gra, 19 dhe 24 vjeç, duke ua bllokuar rrugën më këmbët e tij dhe më pas duke i prekur ata te të pasmet, njofton presseportal.de.

Më pas 23 vjeçari ndërron vendin te treni dhe fillon të dhunojë dy vajza tjera të moshës 20 dhe 21 vjeç. Ai i ngacmoi vajzat në kofshë dhe me fjalë, përcjell Bota sot.

Të katër vajzat kanë paraqitur padi ndaj banorit nga Maqedonia, që policia ka filluar një procedurë gjyqësore ndaj tij për prishje të rendit publik./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat