KENEKTIKËT : Festa e Pavarësisë dhe ngritja e Flamurit në Stamford

Diaspora

KENEKTIKËT : Festa e Pavarësisë dhe ngritja e Flamurit në Stamford

Nga: Beqir SINA New York Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 13:46

Komuniteti Shqiptaro Amerikan organizoi më 28 Nëntor - kremtimin vjetor të Ditës së Pavarësisë të Shqipërisë - Dita e Flamurit, në Qendrën e Qeverisë në Bashkinë e Qytetit Stamford të Kenektikët - Connecticut.

STAMFORD CT: Edhe këtë vit u mbajt ceremonia e udhëhequr nga filantropisti i njohur shqiptaro amerikan Richard Lukaj , e cila u shoqërua me një aktivitetet kulturoro artistik, për të përkujtuar 103 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në ceremonin solemne në Qendrën e Qeverisë në Stamford - të ngritjes së flamurit, kan marrë pjesë, simbas informacioneve të përcjelluara në rrjetin shoqëror, facebook, edhe ambasadoria e R.Sh. në Washington Mrs. Floreta Faber, përfaqësuess të pushtetit lokal, lider dhe veprimtar të dalluar të komunitetit, dhe dhjetra veprimtar të tjerë komunitetit, edhe nga zona e Tri-Shtetshit.

Me rastin e festës së flamurit simbas fotografive të postuara edhe rrugët e qytetit të Stamfordit ishin të zbukuruara me flamurin kuq e zi.

Ne statusin e tij në rrjetin social facebook, bankieri i suksesshëm shqiptar Richard Lukaj, shkruan se : “Çfarë bukurie në disa ditë. Kohë e mrekullueshme për të festuar me familjen dhe komunitetin Ditën e Faleminderimeve dhe më pas për Pavarësinë e Shqipërisë - Ditën e Flamurit. Emocionet e mia dhe të familjes time - mbarë komunitetit shqiptarë ishin të mëdha këtë fund javë - dhe kujtimet e gëzimi ynë do të zgjasë. Unë u jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë kontribuan në këto ditë shumë të veçanta, për familjen dhe komunitetin shqiptarë në në Stamford të Kenektikët - Connecticut.”.

Ndërsa shkruajnë për këtë festë se dy ngjarje të rëndësishme në historinë e Shqipërisë ndodhën në 28 nëntor.

Në 1443, udhëheqësi legjendar shqiptar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, ngriti flamurin, duke shpallur pavarësinë nga Perandoria Osmane dhe duke shënuar përpjekjen e parë në ndërtimin e një shteti të pavarur shqiptar.

Kurse, historia kishte plane të tjera dhe sepse qëllimi fisnik nuk ishte arritur deri në vitin 1912.

Më 28 nëntor, 1912 patriotët shqiptarë, nën udhëheqjen e Ismail Qemalit, ngritën flamurin shqiptar dhe shpallën pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

Që atëherë, kjo datë njihet dhe festohet si Dita e Pavarësisë shqiptare - Dita e Flamurit kuqe zi..

Kjo është dita më e rëndësishme e cila festohet në Shqipëri, Kosovë, dhe të gjitha trojet etnike shqiptare, disaporë, dhe nga shqiptaro-amerikanët në dhjetëra qytete dhe qyteza në të gjithë Shtetet e Bashkuara, për më shumë se 100 vjet .

Komuniteti Shqiptarë në Stamford, e zonat për rreth tij edhe këtë herë - 103 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, i përbashkuar ishte për festimet dhe ngritjen e flamurit kuq e zi këtë vit në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së qytetit Stamford.

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan thotë se është krenare për lidhjet e tij me qytetin e Stamford. Këtu, shqiptarët, thonë ata kanë themeluar organizatat e komunitetit, bizneset lokale dhe degëve të institucioneve kombëtare, dhe kanë kontribuar në pasurimin e diversitetit, atë të trashgmnisë , historisë, kulturës dhe atë fetar.

Kishave, e xhamive shqiptare, dhe organizatave jo përfituese të tjera politike dhe kulturore në të gjithë zonën. Komuniteti ynë në Stamford dhe pjesë të tjera të zonës Fairfield County është rritur shumë dhe vazhdon të rritet çdo vit. Sot, rreth 25,000 shqiptarë-amerikanë jetojnë dhe punojnë në Connecticut. Ata thonë se ne jemi një pjesë integrale e jetës shoqërore dhe politike në komunitetet në të gjithë Connecticut dhe të luajnë një rol aktiv në komunitetin e biznesit, në edukim dhe në procesin politik.

Në fund ata shprehen se “janë të kënaqur që kanë mundësi të bashkohemi të gjithë së bashku këtë festë të rëndësishme, ku për çdo vjet më 28 Nëntor, mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit kuq e zi për krah atij të SHBA në Qendrën e Qeverisë në Bashkinë e Qytetit të Stamfordit në Connecticut”.

Në këtë aktivitetet u prezantua edhe kompania shqiptaro amerikane e pijeve freskuese Green Tea.






Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat