Shqiptarët në Suedi kremtuan Ditën e Flamurit

Diaspora

Shqiptarët në Suedi kremtuan Ditën e Flamurit

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 13:25

Në shumë mjedise të Suedisë, ku jetojnë shqiptarët, këtë vikend e kaluan në shenjë të kremtimit të 28 Nëntorit – Ditës së Falmurit tonë kombëtar. Manifestimet u mbajtën në ambinetet e shoqatave të këtushme, në salla restorantesh dhe nëpër familje. Dita e Flamurit si ditë që bashkon te gjithë shqiptarët, kudo që u organizuan manifestimet, kaloi në hare dhe gezime.

Në disa qytete, si në Malmë, në Stockholm, në Boros, në Jonkoping, Kristianstad, Nybro e qytete të tjera, organizatorët kishin ftuar edhe kengëtarë të njohur nga Kosova dhe Shqipëria. Në manifestimin në Boros që organizoi shoqata lokale ”Dardania”, ishte i pranishëm edhe zëvendësambasadori i Republikës së Kosovës në Skandinavi, Enver Buqaj. Kurse në mbremjen shoqërore që u mbajt në ambientet e shoqatës ”Ardhmëria” në Kristianstad, morën pjesë edhe anëtarët e Kryesisë së Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, si dhe ata të shoqatës ”Papa Klementi”.

Ambientet e shoqates "Ardhmeria", në Kristianstad jipnin pershtypjet e një ode burrash shqiptare. Këtu mysafirë ishin anetarët e Ansamblit Folklorik "Shala" që kishin ardhur nga Mitrovica enkas për të pasuruar programin e mbrëmjes. Ata së bashku me publikun kënduan kengë patrotike dhe atdhetare. /R. Reshitaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat