Koncertë i shoqatës artistike Ilirët

Diaspora

Koncertë i shoqatës artistike Ilirët

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 17:22

Shoqata artisike « Ilirët » të Lozanës kantonit Vaud në Zvicër të njohur dhe mirënjohur nga publiku shqiptar, zvicran dhe i shumë komuniteteve që jetojnë jo vetëm në kantonin Vaud ka mbi 21 vite të punës së palodhur.
Ilirët gjatë gjithë këto vite punuan që zëri i kulturës shqiptare të ketë jehonë në familjet shqiptare e të huajë.

Ashtu siq ishte ndër udhëheqeset e programit artistikë në ditën e shpalljes së pavarësisë të Kosovës në Lozanë edhe tani Ilirët paraqiten me programin artisitkë enkas për festat e mëdha kombëtare me përkrahjen e shumë shoqatave shqiptare të kantonit Vaud

Ilirët ashtu siq e kanë emrin , radhitë në repertuarin e vetë të gjitha notat muzikore shqiptare.

Në këtë kuadër të festës Kombëtare të Flamurit dhe festave tjera të Nëntorit, Shoqata kulturore Shqiptare ‘‘Ilirët‘‘ në Lozanë, fton te githë bashëkatdhetarët që të marrin pjesë në një organizim nga ana e kësaj shoqate që do të mbahet të dielën më 29.11.2015 në Lozanë të kantonit Vaud. Manifestimi kulturor mbahet në adresën : Aula de collège Avenue de Béthusy 7, 1005 Lausanne

Me këtë rast do të organizohet edhe një program i pasur muzikor me pjesëmarrjen e artistëve : Vllëzërit Shala , Anjëza Kalaj, Labinot Shalla, Fitim Lafifi . Mysafirë të programit do jenë Rapsodet nga Gjeneva

Migjen Kajtazi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat