Dëbimi i refugjatëve: Vesel Fuga lejohet të qëndrojë në Gjermani

Diaspora

Dëbimi i refugjatëve: Vesel Fuga lejohet të qëndrojë në Gjermani

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 15:49

Kriza e riatdhesimit të refugjatëve ka prekur shumë shqiptarë, ndër ta edhe Vesel Fugën, 41, nga Kosova. Por pas tre vite shqyrtim nga autoritet gjermane, më në fund vjen lajmi i mirë për të dhe shefin e tij, Jochen Thomman, se ai mund të qëndrojë pa frikë nga dëbimi në Gjermani.

“Prej shtatorit 2011 punon Vesel Fuga në qytezën Bitzer, regjionin Baden Wurttemberg, në firmën për gjelbërim dhe rregullimin e parqeve. Lajmi për aprovomin e qëndrimit të tij, i është gëzuar edhe shefi i firmës, që tregonte prej vitit 2013 se e ka të pamundur të gjejë punëtorë të aftë dhe të integruar si ai,” shkruan schwarzwaelder-bote.de, përcjell Bota sot.

E gjithë kjo erdhi pasi lidhja e tij me një gjermane zgjati më pak se tre vjet dhe nuk mund ti kryente dokumentat e qëndrimit.

“Fatmirësisht Odiseja e kërkimit të qëndrimit të Fugës mbaroi me sukses, edhe pse për jo më pak se tre vjetësh,” thotë shefi Thomman. “Ai s’kishte pse të mos qëndronte në Gjeramani, pasi ishte integruar tërësisht duke bërë pjesë te personat e kualifikuar.”

Në 29 Dhjetor, Vesel Fuga do festojë datëlindjen e tij të 42, për herë të parë pas shumë vitesh, pa frikë se mund të dëbohet nga çasti në çast, mbaron shkrimin gazeta gjermane./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat