Eurovision-i për Fëmijë, një shqiptare në vendin e pestë (VIDEO)

Diaspora

Eurovision-i për Fëmijë, një shqiptare në vendin e pestë (VIDEO)

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 08:24

Mishela Rapo është përfaqësuesja e Shqipërisë në Junior Eurovision 2015. Rapo ka marrë 93 pikë, çka e ka renditur të pestën në garën e konkurrentëve të Eurovision-it. Ajo është paraqitur me këngën 'Dambaje', me muzikë nga Adrian Hila dhe tekst të Pandi Laços.

Rapo është fituese e Festivalit për Fëmijë të Tiranës, garë e cila i dha të drejtën për përfaqësimin e Shqipërisë në Festivalin Europian për Fëmijë.

Vendi i pestë, në të cilin u pozicionua konkurrentja shqiptare, është arritur edhe nga Rona Nishliu në Eurovision-in e vitit 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat