Deklaratë për media e Degës së LDK-së në Zvicër

Diaspora

Deklaratë për media e Degës së LDK-së në Zvicër

Më: 19 nëntor 2015 Në ora: 12:50

Dega e LDK-së në Zvicër me shqetësim po i përcjell ngjarjet e fundit dhe sulmet vandale të opozitës ndaj institucioneve si dhe dëmet e shkaktuara ndaj shtatorës së Liderit dhe Presidentit tonë historik Dr.Ibrahim Rugova nga protestuesit e pakontrolluar dhe të dhunshëm.

Dega e LDK-së në Zvicër denon çdo akt dhune dhe gjuhë vandaliste të kujdoqoftë që ka për qëllim të krijoj anarki në Kosovë. Marrja e pushtetit me dhunë është në kundërshtim me çdo vlerë demokratike që e ka ndërtuar gjer më tani bota e zhvilluar perëndimore.

Dega e LDK-së në Zvicër, shpreh brengosjen e sulmeve dhe sjelljës vandale ndaj policisë së Kosovës, ndaj bijave dhe bijëve të këti populli të shumë vuajtur.

Shtatorja e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova është ngritur si shenjë nderimi rreth ngazhimit te tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Jo rastësisht statuja e ish presidentit të Kosovës është vendosur përballë institucioneve të shtetit në shenjë nderimi dhe rrespekti .

Sepse duke nderuar veprën e Presidentit të Parë, Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, nderojmë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Dega e LDK-së në Zvicër, konsideron se manipulimi i opinionit publik nga opozita, shtrembërimi i fakteve, pengimi i punës së Kuvendit të Kosovës, dhuna, nuk janë mjete për të marrë pushtetin, nuk janë mjete për të ndërtuar shtetin. Përkundrazi, këto janë metoda për të shkatërruar shtetin, për të shkatërruar tërë atë që është arritur deri tani në Kosovë.

Dhuna e demonstruesëve në rrugë, është rezultat i dhunës në Parlament. Ajo dhunë barbare kundër forcave të rëndit, dirigjohet nga krerët e opozitës. Ata protestuesë huliganë janë vënë në shërbim të bandave të opozitës.
Dega e LDK-së në Zvicër, u bënë thirrje partive opozitare që të ndërpresin menjëherë aktet e dhunës dhe të reflektojnë për veprimet e tyre të denuara nga qytetarët e Republikës së Kosovës dhe nga miqtë e saj.

Solothurn, 19 nëntor 2015

Haki Latifi, kryetar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat