Kush kë e përfaqëson në atë KUVEND

Diaspora

Kush kë e përfaqëson në atë KUVEND

Nga: Islam Fejzullahu Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:46

Në momentet duke përcjellë punën e “Kuvendit”, arenës për të dëshmuar forcën shkatërruese të gjithçkajes të arritur me ndihmën e UÇK-së dhe aleatët tanë NATO, SHBA dhe BE dhe vetë popullit të Kosovës të ditës së sotme, të datës 08.10.2015! Ne bashkatdhetarët nga diaspora në forma të ndryshme po mundohemi të përcjellim zhvillimet në vend nëpërmes mjeteve të informimit, TV, gazetave e rrjeteve tjera elektronike! Nuk paraqitem në emër të askujt, por po deklaron opinionin tim, tejet i zhgënjyer, tejet i mllefosur me të gjitha këto çfarë po ndodhë me institucionet tona të bllokuara nga (të vet zgjedhurit) të zgjedhurit në institucione?

Duke përcjellë seancën dhe reagimet (dikush me grushte, dikush me skallpera, e dikush me mjete të pa dukshme nëpër xhepa. Iu drejtohem deputetëve me një pyetje: Kush janë ata të cilët fituan republikën e Kosovës, kush janë ata qe po mbrojnë republikën e Kosovës? Kush janë ata që themeluan shtetin e Kosovës, kush janë ata që përpiluan dhe aprovuan kushtetutën e Kosovës?

Vallë nuk qenkan shumica nga këta që ishin prezent në të gjitha këto vendim marrje (me përjashtim të VV), e cila deri vonë ishte vetëm OJQ? Dhe mu kjo OJQ në të cilën ma vonë u infiltruan një numër anëtarësh nga subjekte tjera politike e ushtarake, ata themelues të kësaj OJQ-je në asnjë formë nuk kontribuuan as në çlirimin e shtetit të Kosovës, formimin e këtij shteti, formimin e institucioneve të këtij shteti, të organeve legjislative të këtij shteti, dhe tani mu ajo OJQ tani e konvertuar në lëvizje dhe e kompletuar me një numër anëtarësh nga subjekte tjera po tentojnë ta “mbrojnë” atë shtet qe nuk e formuan, që nuk e njohën, as si shtet as si republikë dhe as si institucione nga, i cili shtet paguhen, zhvatin gjithçka u ofrohet dhe si duket me të vetmin qëllim: Rrëzimin e qeverisë dhe kapjen e pushtetit, ose shuarjen e institucioneve dhe zgjedhje të parakohshme! Por, prapë iu drejtohem me pyetje të tillëve: Vallë çka nëse prapë manipulohet dhe mbeteni jashtë loje, mbeteni opozitë? A mos vallë nuk do ju mjaftojnë ma tutje vezët, gurët, skallperet dhe do i rrokni armët dhe luftë qytetare? Ku po e dërgoni vendin dhe populli? Nga kush po dirigjohen apo për kënd po punoni ju si opozitë, në favor të kujt po punoni ju? Thjesht po ua them Jo për popullin e Kosovës. Jo për Kosovën dhe Jo për institucionet e Kosovës, por thjesht për kapjen e pushtetit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat