LDK-së në St. Gallen: Shefqet Dibrani kryetar legjitim

Diaspora

LDK-së në St. Gallen: Shefqet Dibrani kryetar legjitim

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 22:31

Kryesia e nëndegës së LDK-së në St. Gallen ka reaguar pas deklaratës të fundit të kryesisë së LDK-së në Prishtinë në të cilen thuhej se se kreysia e Degës së LDK-së në Zvicër dhe kryetari i saj Shefqet Dibrani nuk janë legjitim.

Në reagim thuhet se Kryesia e LDK-së në Prishtinë duhet ta dijë se kjo kryesi e degës së LDK-së në Zvicër me kryetar Shefqet Dibranin ka dalur si rezultat i një kuvendi të rregullt dhe legjitim konformë programit dhe statutit të LDK-së.

“Deklarata e kryesisë së LDK-së në Prishtinë, se kreysia e Degës së LDK-së në
Zvicër dhe kryetari i saj z. Shefqet Dibrani nuk janë legjitim, dëshmojnë edhe
njëherë se, kryesia e LDK-së në Prishtinë ëshë e interesuar ta përqajë
diasporen deri në fund.

Duke pasur parasysh se në kuvendin e Degën së LDK-së në Zvicër janë nominuar katër kandidatë për Kryetar, prej të cilëve në rundin e parë dy janë eliminuar, Ahmet Hasani dhe Haki Latifi, kurse në rundin e dytë, Shefqet Dibrani ka fituar bindshëm kundrejt Arif Baftiut. Kurse precesi zgjedhor është zhvilluar me votim të fshehtë, ku Shefqet Dibrani është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Zvicër dhe ai për ne është legjitm.

Kryesia e LDK-së në Prishtinë duhet ta dijë se kjo kryesi e degës së LDK-së në Zvicër me kryetar Shefqet Dibranin ka dalur si rezultat i një kuvendi të rregullt dhe legjitim konformë programit dhe statutit të LDK-së.

Për këtë kryesi kanë vendosur vet delegatët e Degës së LDK-së në Zvicër e jo ata të Kosovës. Prandaj, çdo ndëhyrje nga ju dëshmon shkeljen e rregullave
statutare të partisë.

Vendimi i kryesis së LDK-së për anulimin e kuvendit të LDK-së Dega në Zvicër,
edhe për nëndegën tonë është vendim tipik monist dhe anti statutar, prandaj
është i papranueshëm“, thuhet në reagimin e kryesisë së nëndegës së LDK-së në St. Gallen./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat