Vota e diasporës vlen 9 herë më shumë se ajo e Maqedonisë

Diaspora

Vota e diasporës vlen 9 herë më shumë se ajo e Maqedonisë

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 22:10

Në Maqedoni mesatarisht janë të nevojshme 7.689 për një vend të deputetit, ndërkaq i zgjedhuri përfaqësues nga Australia ka vetëm 881 vota. Nga kjo vijmë në përfundimin se vota e diasporës vlen gati 9 herë më shumë se vota në Maqedoni, shkruan Prizma.

Metoda e Franjo Tugjmanit

Botën e ndanë në tre njësi zgjedhore, që secila prej tyre të ketë nga një përfaqësues, edhe atë sipas modelit të shumicës. Që të zgjedhet kandidati duhet të votojë më shumë vota, me kusht që të jetë më shume se 2% nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve në njësinë zgjedhore. Diaspora për herë të parë votoi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, edhe pse të drejtën e votës e fituan më herët. Disa muaj pas zgjedhjeve më 2008, në të cilat VMRO-DPMNE fitoi shumicën e 2/3-tave në Kuvend, deputetët miratuan ndryshimet që lejuan votën e diasporës.

Në mënyrë të ngjashme, ish kryetari i Kroacisë, Franjo Tugjman pat forcuar pushtetin në kulmin e fuqisë së tij, kur më 1995 ka lejuar të votojë diaspora dhe të fitojë plus 12 deputetë. Pas disa ndryshimeve, Kroacia sot njëjtë si Maqedonia, zgjedhin nga 3 deputetë nga diaspora.

Se ky model shkon në favor të partive të djathta në Maqedoni tregojnë rezultatet nga zgjedhjet e fundit më 2014. Në të tre njësitë zgjedhore VMRO-DPMNE ka fituar më shumë se gjysma e votave, derisa LSDM më mirë kaloi në Afrikë dhe Evropë ku fitoi vetëm 6% të votave.

Dallimi më i madh mes rezultateve të dy partive ishte në Azi dhe Australi, ku Nikolla Gruevski mori 90% të votave, ndërkaq partia e Zoran Zaevit vetëm 4.68%.

Kur përqindjet do të shndërrohen në numra në sipërfaqe del problemi thelbësor rreth pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhje, respektivisht vlerës së listës zgjedhore në diasporë, problem për të cilin patën alarmuar edhe organizata joqeveritare MOST, misioni i OSBE-së dhe opozita e Maqedonisë.

Analiza e MOST-it vërteton se në Maqedoni në zgjedhjet e fundit mesatarisht janë dashur 7.689 vota për një vend deputeti, ndërkaq deputeti nga Evropa dhe Afrika ka marr 4.512, ai nga Amerika Veriore dhe Jugore 1.170 vota ndërkaq i zgjedhuri nga Australia është bërë përfaqësues në Kuvend me vetëm 881 vota prapa emrit të tij. Nga kjo përfundojmë se vota e diasporës në Australi vlen 9 herë më shumë se vota në Maqedoni.

MOST në Rekomandimet për reforma në procesin zgjedhor nga gushti i këtij viti propozon që të rishikohet sistemi i votimit në diasporë, në mes tjerash edhe për jo barazvlerën e votës në Maqedoni dhe diasporë.

“Mosbalansimi në mes numrit të zgjedhësve në njësitet zgjedhore në Maqedoni dhe diasporë nuk sigurojnë barazinë e votës, siç është e parashikuar me nenin 22 nga Kushtetuta dhe paragrafi 7.3 nga dokumenti i Kopenhagës të OSBE-së nga viti 1990”, thonë nga misioni i OSBE/ODIHR-së në raportin e tyre final nga zgjedhjet e kaluara.

Se një deputet duhet të “peshojë” përafërsisht njëjtë në të gjitha njësitet zgjedhore tregon edhe Komisioni i Venecias në kodeksin e tyre për praktikë të mirë për cështje zgjedhore nga viti 2002.

Është interesante se mandati i deputetit aktual të VMRO-DPMNE-së nga Australia dhe Azia, Vasko Naumovski vlen sa votat që i fitoi partia e Gruevskit në komunën më të vogël të Maqedonisë, Vevçani, Naumovski u bë deputet me 881 vota, ndërkaq vevçanasit dhanë 877 vota për partinë në Qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat