Shumë kandidat shqiptarë në garën zgjedhore në Zvicër

Diaspora

Shumë kandidat shqiptarë në garën zgjedhore në Zvicër

Më: 30 shtator 2015 Në ora: 15:04

Të martën në Langenthal ishte për një vizitë pune zonja Beatrice Wertli, sekretare gjenerale e CVP-së. Në këtë takim biseduam për shumë tema të rëndësishme, të cilat kryesisht kishin të bëjnë me organizimin politik të shoqërisë zvicerane.

Një bisedë e veçantë që u zhvillue ishte edhe organizimi politik i komunitetit shqiptarë dhe integrimi i tyre në politikën zvicerane. Në këtë rrugëtim të integrimit politik të komunitetit shqiptarë në Zvicër, kjo zonjë e nderuar dha, dhe po vazhdon të japë një kontribut të jashtëzakonshëm, për të cilën gjë e falënderova nga zemra. Rruga më e mirë dhe më e sigurt, për komunitetin shqiptar, drejt integrimit politik dhe realizimit të interesave të tyre në shoqërinë zvicerane, mendoj se është përmes partisë CVP-së, si një parti e qendrës së djathtë, e cila bën balancimin e të dy ekstremeve djathtiste dhe majtiste dhe kështu formon një kompozicion politik shumë stabil për të drejtuar me sukses shtetin.

Gjithashtu programi i saj që është shpalosur si një ofertë shumë serioze për elektoratin, e forcon këtë bindje timen. Në programin e sajë si çështje primare, e ka familjen si bërthama kryesor nga e cila fillon suksesi, apo mossuksesi i një shoqërie. Një familje e shëndoshë detyrimisht prodhon edhe një shoqëri të shëndoshë.

Kjo ishte edhe në traditën e shqiptarëve, familja ishte e shenjtë. Në kuadër të partisë CVP kanë kandiduar shumë qytetar zviceran, por shqiptarë, si alternativa më e mirë për interesin e tyre dhe të komunitetit prandaj ju bëjë një ftesë vëllazërore që votën tuaj ta jepni për këta kandidatë, si shpresa jonë për realizimin e interesave tona kolektive.

- Voto CVP dhe kandidatët e saj në zgjedhjet nacionale të 18 tetorit 2015.

Nga Saim Tahiraj, nënkryetari i Degës së LDK-së, Zvicër

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat