Fituesi i Çmimit Nobel, Muhammad Yunusu, takua në Nju Jork, me komunitetin shqiptarë (Foto)

Diaspora

Fituesi i Çmimit Nobel, Muhammad Yunusu, takua në Nju Jork, me komunitetin shqiptarë (Foto)

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 28 shtator 2015 Në ora: 20:33

BIG APPLE - NEW YORK CITY - Profesor Muhammad Yunus, Fitues i Çmimit Nobël për Paqen si dhe Kryesues i Yunus Social Business gjatë qendrimit në New York - duke marrë pjes në forumin e OKB-së, ”Philanthropy Engaged: Implementing and Achieving the Post-2015 Agenda”, është takuar edhe me komunitetin shqiptar .

Profesor Yunus do të marrë pjesë në aktivietet dhe forumet ekonomike financiare që organizohen këto ditë në New York, në kuadrin e punimeve të Asamblesë së 70-të, të Pergjithshme të OKB-së .

Në këto aktivitete po marrin pjesë gjithashtu 200 udhëheqës nga mbarë bota, një sërë përfaqësuesish të institutioneve publike, organizatave ndërkombëtare, organizatave jo-qeveritare, sipërmarrësve, grave, grupeve rinore, media, etj.

Me këtë rast APEN me inisiativën e financierit shqiptaro amerikan Nick Markola në bashkëpunim me asambleistin e Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj - organizuan - dje, një takim pune me Profesor Muhammad Yunus, fitues i Çmimit Nobël për Paqen si dhe Kryesues i Yunus Social Business.

Në këtë, takim me nobelistin e njohur morën pjesë përfaqësues të APEN-it, dhe veprimtar, afarist dhe biznesmen shqiptar, nga zona e Tri Shtetshit.

Qëllimi së pari i këtij takimi - sipas tyre është që shqiptarë e Amerikës të njihen me Profesor Muhammad Yunus, punën dhe veprimtarinë e tij - “Mbasi, ai është “njeriu që ka ndryshuar botën”, ndërkohë që çdo, kush ndoshta ëndrron për t’a ndryshuar botën - por Profesor Yunus, me të vërtet e ka ndryshuar atë”, thotë mikëpritësi i këtij takimi financieri i njohur shqiptaro amerikan Nick Markola.

“Disa nga ne tha Markola, dhe unë personalisht jemi mentorët e Profesor Muhammad Yunus, njeri prej pjesmarrësve në këtë takim - jo vetëm që i ka përkrahur programet e Yunus Social Business, në Shqipëri, por, sipas tij edhe ka investuar në këtë lloj programi, i cili në të gjithë botën ka dhënë 17 miliard dollar kredi”

Kurse, duke u njohur me Yunus Social Business, shpresohet, që një pjesë e afaristëve dhe biznesmenve shqiptar, nga SHBA, do të investojnë në bizneset sociale, në Shqipëri dhe Kosovë, ose të tregojë interesimin e saj, për t’u lidhur me Yunus Social Business, thanë organizatorët e këtij takimi, i cili u mbajt në sallën e konferencave në Imperial Hotel në Manhattan - distriktin e bizneseve amerikane në Nju Jork.

Pra, ky takim tha udhëheqësi i saj, zoti Markola, “nuk ishte vetëm një takim me përfitime materiale por edhe një takim ku mësohen dhe praktikohen ide të reja novatore për të krijuar biznese sociale duke filluar qysh nga ai me kridite të vogla dhe deri tek ato me miliona dollarë”.

Profesoresha Saskia Bruysten, co Founder and CEO YSB tha se :” Në kuadër të “Lëvizjes Gjithpërfshirëse të Biznesit Social në Shqipëri”, - “Yunus Social Business (YSB)” dhe “Agjencia Nxitja e Biznesit Social (NBS)”, kemi hapur një zyrë në Tiranë dhe kemi dhënë kredi për bizneset sociale, me synim që një të till ta hapim edhe në Kosovë" tha znj. Bruysten zyrtare lart e YSB-së.

“Lëvizja Gjithpërfshirëse e Biznesit Social në Shqipëri”, tha ajo që zbatohet nga YSB në bashkëpunim me NBS, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe të organizatve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka filluar në mes- të viti 2012 dhe ka për qëllim të nxisë dhe mbështesë zhvillimin e bizneseve sociale në rajone dhe sektorë të ndryshëm që kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve sociale apo mjedisore të grupeve të margjinalizuara në Shqipëri”.

Nobelisti Yunus foli për projektet që kan qenë përfituese për biznesin social në Shqipëri,

“Sot, tha profesor Yunus projektet fituese kan ndërmarr plane dhe ide për nxjerrjen e shtresave në nevojë nga varfëria, në kuadër të lëvizjes së biznesit social, për të krijuar zhvillim ekonomik dhe social në shtresat më në nevojë, në të gjitha vendet ku ne kemi dhënë kredi nëpër botë”.

Prof. Muhammad Yunus, kujtojë takimin e parë me -ish kryeministrin Berisha realizuar 4 vjet më parë në një aktivitet ndërkombëtar për varfërinë, ku ish kreu i qeverisë shqiptare, i kishte kërkuar nobelistit nga Bagladeshi, asistencë teknike për ngritjen e bizneseve sociale edhe në Shqipëri.

Në takimin e djeshëm në New York, me komunitetin shqiptar, profesor Muhammad Yunus, fitues i çmimit “Nobel” për luftën e tij ndaj varfërisë, tha se modeli i biznesit social është shumë i rëndësishëm për çdo shoqëri në Botë.

“Synimi, tha ai është vendosja në qendër e personave që kanë mundësi të ngrenë një sipërmarrje, por nuk kanë si të gjejnë fonde për këtë investim, pasi kanë pak akses qoftë për të përfituar një kredi, apo u mungojnë mjetet financiare. Bazuar mbi këtë parim, unë mendoj se kudo ku ka një problem, mund të ngrihet një biznes për ta zgjidhur atë. Biznes jo në kuptimin e fitimit të përqendruar vetëm te një individ, por një biznes social që zgjerohet duke përfshirë persona të tjerë në nevojë, të cilët duan të punojnë”, sugjerojë Yunus.

Në këtë takim u tha se nën asistencën e nobelistit Yunus, dhe YSB-së, tashmë edhe në Shqipëri ka nis të aplikohet modeli i bizneseve sociale, ku si fillim është krijuar një fond prej 1 milionë eurosh, për të cilin janë përzgjedhë 10 kompani, të cilat më tej do t’ju vijnë në ndihmë shtresave të varfra me projektet sociale që do të konkretizojnë, programet e tyre.




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat