Murati pritet nga kryetari i Lubjanës

Diaspora

Murati pritet nga kryetari i Lubjanës

Më: 26 shtator 2015 Në ora: 12:24

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Sllovenisë, ministri i Diasporës, Valon Murati, u prit në një takim edhe nga kryetari i Lubjanës, Zoran Jankoviq, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi.

Në këtё takim, ministri Murati u njoftua për punën që bëhet në menaxhimin e kryeqytetit slloven dhe projektet e kësaj komune. Ndërkohё, Murati e uroi Jankoviq për shpalljen e Lubjanës Kryeqytet i Gjelbër i Evropës për vitin 2016.

Po ashtu, ministri Murati u interesua për bashkëpunimin me shoqatat e diasporës sonë në Lubjanë, ndërsa u mor zotimi për gatishmërinë e administratës së Lubjanës për mbështetjen e projekteve të shoqatave të komuniteteve, përkatësisht projekteve të diasporës shqiptare që funksionojnë në kryeqytetin e Republikës së Sllovenisë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat