Me tragat e UÇK-së në Amerikë

Diaspora

Me tragat e UÇK-së në Amerikë

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 16:02

VIRGINIA : Një shqiptaro amerikan në rrjetin social facebook ka postuar një plate – targë, automjeti, me inicialet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UCK – KLA, dhe regjistrimi i automjeteve në Virginia në SHBA.

Meqënse, targa nuk është e vendosur në automjet nuk është e qartë nëse personi që ka postuar fotografinë e tragës UCK – KLA qarkullon me të njëjtën tragë, apo e ruan atë si ndonjë kujtim nga viti 2009, vit i cili shihet në regjistrimin e tragës – plate Maj - 2009

Targët - Plate të automjeteve në SHBA, janë zakonisht të bardhë ose edhe me ngjyrë dhe të tregojnë me germa të zeza dhe numëra regjistrimin e automjetit, simbas shteteve me një quote të veçantë në fund të saj për shtetin përkatës.

Kombinimi aktual i përbër nga tre gërma, si në fotografinë e postuar UCK-KLA, bëhet në raste të veçanta, kundrejt një pagese ekstra,simbas dëshirës së vozitsit. Zakonisht pas gërmave kemi një dash të mëtejshëm e ndjekur përsëri nga një dy apo tre gërma me shifra.

Deri në fund të luftës në Kosovës në 1999 shqiptarët e Amerikës, vazhdimnisht vendosnin në vendet më të dukshme të automjeteve të tyre, simbolet tona kombëtare flamurin dhe shenja të tjera kuq e zi.
Por, pas çlirimit të Kosovës, shumë prej tyre kan zgjedhur të vendosin në xhamat e parë dhe të pasëm të automjeteve - stickers apo simbole dhe flamur me emblemën e UÇK-së. /Beqir SINA/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat