“Dita e mërgimtarëve” mbahet nesër

Diaspora

“Dita e mërgimtarëve” mbahet nesër

Më: 25 korrik 2015 Në ora: 17:26

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës, të rajonit të saj dhe me gjerë, se të dielën, më 26.07.2015, do të mbahet manifestimi kulturor tradicional “Dita e mërgimtarëve”.

Në manifestimin e organizuar nga komuna e Mitrovicës dhe mbështetur nga Ministria e Diasporës, përkatësisht ministri Valon Murati, bashkatdhetarët tanë me qëndrim jashtë atdheut, do të njoftohen shkurtimisht për të arriturat në komunë dhe në vend nga kryetari i komunës, z. Agim Bahtiri, si dhe do të ketë aktivitete të shumta kulturore-artistike.

Manifestimi do të mbahet në Bajgorë të Shalës, në hapësirën ndërmjet objektit të shkollës fillore “Mehë Uka” dhe restorantit “Dodona”, duke filluar nga ora 12:00.

Ftohen mërgimtarët dhe qytetarët e komunës dhe më gjerë që të marrin pjesë në këtë manifestim të rëndësishëm dhe të kalojnë së bashku çaste të këndshme./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat