Veseli falënderon bashkatdhetarët (Foto)

Diaspora

Veseli falënderon bashkatdhetarët (Foto)

Më: 23 korrik 2015 Në ora: 12:39

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar bashkatdhetarët, të cilët në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, për dy ditë rresht vizituan ndërtesën e legjislativit.

“Falënderojmë të gjithë bashkatdhetarët që vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës gjatë dy ditëve të shkuara. Ne takuam qindra bashkatdhetarë, që me zemër janë të lidhur pashkëputshëm me Kosovën, me të arriturat e dhe zhvillimet e saj. Për këto dy ditë, gjatë takimit me ta, dëgjuam shumë propozime, vërejtje e sugjerime për mbarëvajtjen jo vetëm të Kuvendit por edhe institucioneve tjera.

Të gjitha këto do të jenë pjesë e politikës sonë shtetërore që mërgatën tonë ta kthejmë në njërin ndër faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe integrimit evropian të saj”, thuhet në falënderimin e kryetarit Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat