Shkolla shqipe me mësim plotësues edhe në Rosenheim me rrethinë

Diaspora

Shkolla shqipe me mësim plotësues edhe në Rosenheim me rrethinë

Më: 20 korrik 2015 Në ora: 13:57

Në landin e Bavarisë, në pjesën e sipërme të saj, në Komunën e Rosenheimit-Gjermani u mbajt një takim me bashkatdhetarët me moto Shkolla shqipe me mësim plotësues edhe në Rosenheim me rrethinë. Në këtë tubim të pranishëm ishte edhe Konsulli i Përgjithshëm, Naser Idrizi dhe ndihmës Konsulli Nuhi Reçica nga Konsullata e Munihut.
Fjalën e rastit e mbajti Mustafë Krasniqi ku ndër tjera tha se: Ne, duke u mbështetur në nevojën se shkolla është më se e domosdoshme, nga që i vetmi komuniteti ynë, gjë që është komuniteti i dytë më i madh në këtë pjesë, nuk posedonte shkollë në gjuhën shqipe dhe në anën tjetër duke parë se fëmijët tanë dita-ditës po e humbin dritën e syve, gjuhën shqipe, një grup fare i vogël bashkëkombës, për të cilët meritojnë një respekt të veçantë, e ngriti këtë çështje si të domosdoshme.
Andaj Krasniqi theksoi se ruajtja e identitetit të fëmijëve përmes edukatës kulturës dhe gjuhën së nënës-shqipes është që të arrijnë t’i përmbushin nevojat më elementare për mësim dhe dije në gjuhën shqipe dhe njëherë ta njohë në thelb origjinën, kulturën, traditën shqiptare, njëkohësisht ta bëjmë integrimin me kulturën vendore dhe kulturat tjera që jetojnë në shtetin pritës, përkatësisht në Rosenheim. Madje Krasniqi shtoi se gjatë rrugëtimit për një vit e më tepër i Këshillit të Prindërve arriti ta kurorëzoi punën e saj me sukses, nga fakti që organet gjegjëse të Komunës na e mundësuan procesin mësimor ta mbajmë nëpër shkolla përkatëse, gjë që edhe arritëm që ta idealizojmë në finale kërkesën tonë; për hapjen e Shkollës shqipe me mësim plotësues në Rosenhaim me rrethinë.
Ndërsa për listën e nxënësve dhe pagën e mësuesit e paraqiti në mënyrë të detajuar Afrim Xhaferi, po ashtu pranë të pranishmëve njoftoi se në katër pika kryesore do të ketë klasa të hapura me mësim plotësues në gjuhën shqipe si:-Tri klasa do të jenë Rosenheim, një në Waserburg, e një në Badaibling. Gjatë kohës sa mbahej tubimi u paraqitën edhe 31 nxënës, që do të thotë gjithsej deri në këtë tubim ishin më tepër se 110 nxënës të regjistruar. Sipas Këshillit të Prindërve ky numër deri në shtatori do të rritej edhe më tepër.
Kurse, Fatmir Gashi u ndal në pikën e veçantë që dhe ishte e domosdoshëm për ndihmesën e Shkollës shqipe, ku në kuadër të kësaj pike u themelua një shoqatë për nevojat e shkollës nga fakti që kjo shoqatë do të udhëheq rolin administrues të shkollës Shqipe, për hir të disa procedurave, gjë që këtë nuk mund ta bënte Këshilli i Prindërve. Nga propozimi që doli nga të pranishmit një zëri u zgjodh kryesia dhe emri i saj “Bashkimi për Kulturë,Arsim dhe sport (BKAS) Shqiponja”
Mustafë Krasniqi e përshëndeti Konsullatën e Munihut pikërisht, Naser Idrizin i cili kishte luajtur një rol të rëndësishëm për hapjen e kësaj shkolle në Rosenheim me rrethinë, po ashtu i falënderoi të pranishmit që dhanë një ndihmesë që tubimi të kaloi sa më mirë. Më pastaj fjalën e Mori Naser Idrizi dhe u zotua se ajo çka i përket konsullit do ta kryente më përgjegjësi, madje theksoi se librat në gjuhën shqipe nxënësit e kësaj shkolle do t’i kanë falas, e atë do t’ua sigurojmë përmes Konsullatës në Munihut . Ndërsa Hamdi Reçica u ndal te serioziteti dhe puna e Këshillit të Prindërve, sikurse potencoi rolin kyç që duhet ta kenë bashkëkombësit për ta mbajtur shkollën shqipe, këtu u inkuadrua prapë Naser Idrizi ku edhe i motivoi mërgimtarët se Shkolla në gjuhën shqipe do të jetë në kujdesin e konsullatës aq sa i lejohej të ndihmohej, madje shtoi se nxënësit do të kenë dëftesën e notave që do të vulosen nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me mësuesin.
Sipas Fatmir Gashit qëllimi i themelimit të kësaj shoqate është vetëm një mbështetje e shkollës dhe për shkollën, andaj lusë të pranishmit që të kontribuojnë duke mos e rënduar as një bashkëkombës, sepse sa më të pranishëm dhe përkrahës të shkollës shqipe të jemi, aq më i letë do të jetë mbajtja dhe vijimësimi i shkollimit tutje. Një kontribut në këtë tubim dha edhe hoxha, Riad Ferati, i cili si çështje primare dhe të domosdoshme e vuri shkollimin e fëmijëve tanë në Gjuhën Shqipe.
Në fund të tubimit u përshëndet nga të pranishmit hapja e shkolla në gjuhën shqipe si dhe formimi i shoqatës “Bashkimi për Kulturë,Arsim dhe sport (BKAS) Shqiponja” që është mbështetje e shkollës në gjuhën Shqipe. (M.K)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat