DioGuardi: Ndarja e Shqipërisë, gabimi më i madh historik

Diaspora

DioGuardi: Ndarja e Shqipërisë, gabimi më i madh historik

Më: 5 maj 2015 Në ora: 20:27

Ish-kongresmeni amerikan dhe themeluesi i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi e ka cilësuar ndarjen e Shqipërisë si gabimin më të madh historik.

Duke folur në një seancë të Nënkomisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan për Europën dhe Euroazinë, DioGuardi u është përgjigjur lotuesve serbë, Zoran Xhinxhiç dhe Zivkoviçit që pretendonin se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ishin në rrugë të duhur.

“Si mund të ketë normalizim të marrëdhënieve kur në të gjitha rastet që i ofrohen Serbisë, ajo thotë se ne asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën. Si mund të kemi integrim evropian kur 5 vende nga 28 vende të Bashkimit Evropian nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Mos harroni se kush janë shqiptarët. Ata janë më proamerikanët, më prodemokratikët, dhe më tolerantët në aspektin fetar.

Janë ata që në shtator 2001 ecnin duke qarë nëpër rrugë me qirinj në duar, ndërsa serbët, grekët, malazezët dhe maqedonasit kërcenin nga gëzimi.

Ata nuk janë sllavë. Nuk duhet të ishin futur kurrë në një shtet të quajtur Jugosllavi. Ky ishte gabimi më i madh”, tha arbëreshi amerikano-italian. DioGuardi kritikoi edhe BE-në për qëndrimet e saj ndaj Kosovës, duke e akuzuar se po i shtyn të rinjtë e atij vendi që të drejtohen nga Turqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat