LDK është truri dhe zemra e Lirisë së Kosovës

Diaspora

LDK është truri dhe zemra e Lirisë së Kosovës

Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:03

LDK-ja në Zvicër e ka shënuar të dielën 25 vjetorin e themelimit të saj në prani të shumë aktivistëve dhe atdhetarëve të njohur si dhe në prani të zyrtarëve të lartë të partive zvicerane.
LDK-ja u vlerësua se është partia që ua hapi rrugët shqiptarëve për liri, për demokraci, ndërsa udhëheqësi i saj dhe i shqiptarëve Ibrahim Rugova u kthye në ikonë të lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve.
Tubimi u nderua me pjesëmarrjen e sekretares gjenerale të partisë së djathtë zvicerane CVP-së, Beatrice Wertli me bashkëpunëtorët e saj Charles Schnyder (Geschäftsführer CVP Stadt Zürich), dhe Herr Adrian Moser (President Junge CVP Kanton Zürich); pastaj nga aktivistët dhe ish luftëtarët si Shpend Shala, sekretar i Degës së LDK-së në Gjermani; Majori Nazif Ramabaja, zëvendëskomandant në Loxhë i Tahir Zemajt, zëvendësministri i Mbrojtjes Agim Mehmeti, përfaqësues të subjekteve dhe shoqatave të organizuara në Zvicër, Gjokë Paloka (PSHDK-ë në Zvicër), z. Tushë Berisha (PSHDKI në Zvicër), ish bashkëpunëtori i Sali Çekajt, Saim Tahiraj SHH “Salih Çekaj”), Zenel Neziri (SHH “Medvegja”) (z.Behlul Bajrami-Ansambli “Mërgimi”).
Haki Latifi, kryetar i LDK-së tha se i falënderon të gjithë veprimtarët që për 25 vjet të veprimit të kësaj Dege, nuk kursyen dhe vazhdojnë të mos kursejnë kohën dhe mundin për të ndihmuar dhe forcuar këtë organizim të rrugëtimit tonë të përbashkët. Një falënderim i veçantë shkon për Nëndegët e LDK-së, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinor të kësaj Dege të LDK-së në të cilën me punën praktike të krijimit të strukturave vepruese, vepruan dhe punuan në forcimin e degës së LDK-së në Zvicër.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat