Punëtori shqiptar humb jetën në kantier ndërtimi në Zvicër

Diaspora

Punëtori shqiptar humb jetën në kantier ndërtimi në Zvicër

Më: 4 maj 2015 Në ora: 16:21

I ndjeri, sipas mediave zvicerane, pas rrëzimit disa metra nga skelja, mori lëndime të rënda trupore në kantierin e ndërtimit në një lagje të qytetit të Lucernit. Përkundër intervenimit të shpejtë të policisë dhe ambulancës, gjithçka ishte e kotë.

Ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pa arritur te dërgohet ne spital, transmeton agjencia e lajmeve presheva jonë.

Kjo agjenci ka mësuar nga policia zvicerane se ne ndërtimtari për çdo jave humb jetën nga një punëtor.

Prokuroria Shtetërore e Lucernit ka nisur hetimet për aksidentin tragjik, ku humbi jetën shqiptari nga Kosova 31 vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat