Naim Malaj, jep dorëheqje nga posti i ambasadorit të Kosovës në Zvicër

Diaspora

Naim Malaj, jep dorëheqje nga posti i ambasadorit të Kosovës në Zvicër

Më: 30 prill 2015 Në ora: 22:09

Në një letër – notë zyrtare të dërguar ministrit të punëve të jashtme, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Hashim Thaçit, Naim Malaj njofton për vendimin e tij.
“Pas 6 vitesh të kaluara në këtë pozitë të rëndësishme kam vendosur t`i përkushtohem familjes dhe t`i jap një orientim të ri karrierës sime profesionale…”, thuhet ne letrën të cilën e transmeton «Presheva Jonë».

Ish-ambsadori Malaj ka shërbyer në ambasadën e Kosovës në Bernë që prej shtatë vitesh. Ende nuk janë dhënë detaje për dorëheqjen e tij.

Raportohet se Malaj kishte pasur mosmarrëveshje në kohën kur ministër ishte Enver Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat