Rick Elezi - festoi ditëlindjen me një darkë, shqiptare, "O'sa mirë me qenë Shqiptarë" (Foto)

Diaspora

Rick Elezi - festoi ditëlindjen me një darkë, shqiptare, "O'sa mirë me qenë Shqiptarë" (Foto)

Nga: Beqir SINA Yonkers NY Më: 28 prill 2015 Në ora: 00:05

YONKERS NY : Bashkim Rick Elezi - festoi të shtunë në mbrëmje ditëlindjen e tij, me një darkë, shqiptare, së bashku me gruan Shpresën , vajzën dhe prindërit e tij, anëtarë të afërt të familjes, shok, miq dhe dashamirë, stafin e kompanisë R.E.M duke përfshirë edhe miq e tij amerikan .
Për të festuar ditëlindjen e 50 të, në lokalin e njohur në Yonkers - Nju Jork, "Zuppa", me pronar shqiptar, mysafirët kaluan një darkë festive plot me muzikë popullore nga të gjitha trevat nën kujdesin e DJ Bex me Bekim Xhaferrin dhe këngëtarit të mirënjohur tropojan Gëzim Nika.
"O'sa mirë me qenë Shqiptarë" ishte kënga e "kryefestës" në ditëlindjen e Rick, e cila më pas është shoqëruar me orë të tëra deri pas mesnate, vetëm me këngë e valle shqiptare, mes një gëzimi e hareje të pa përshkruar." Gjithkush, ishte me të vërtetë i lumtur dhe kaloi një mbrëmje argëtuese të madhe," tha njëri prej pjesëmarrsve, teksa uronte ditëlindjen e Rikut.
Mirëpo, "megjithëse, ndoshta ai nuk mund të pëlqej ditëlindjet(sepse, na rriten vitet) dhe të druaj ato sidomos tani që Rick, i mbushi të 50-tat ... por, ajo që e kënaq atë dhe e bën më të lumtur - natyrisht që janë gruaja e mrekullueshme Shpresa, princesha e tij vajza Juliana, familja fisnike, nëna dhe babai një patriot i flakët, miqt, shokët dhe dashamirët, por edhe stafi simpatik i kompanisë së tij R.E.M. dhe, kjo darkë shumë e bukur dhe e gëzueshme, për të gjithë ata që morën pjesë të festojnë së bashku në këtë vend të bukur - për të festuar ditëlindjen e Bashkim - Rick Elezit, në lakalin Zuppa në Yonkers Nju Jork",
Darka e ditëlindjes së Rick Elelzit, ishte një feste familjare, një mbrëmje të gëzueshme e plot hare, si të gjitha ditëlindjet - me ushqim të mirë , specialitete të guzhinës shqiptare, pije dhe muzikë popullore vetëm shqiptare, për të cilën kujdesej DJ Bex, dhe nga një fotografi kujtimi me secilin pjesmarrës.
Kjo ditëlindje - festë e madhe familjare e birit të Tropojës, i lindur në vendorgjinën e tij - dhe i rritur në Amerikë, duket se ka arritur kulmin e dashurisë, për të tregauar se jemi shqiptarë. Në momentin "final" mbylljen e ditëlindjes - një fotografi kujtimi më i bukur isaj, të gjithë së bashku - megjithëse shumica e mysafirëve ishin të lindur në Amerikë, shfaqen me krenari duke berë me dy pëllmbat e dorës kryqëzuar gishtërinjët në formën e simbolit tashmë të njohur të Shqiponjës tonë me dy krena, duke uruar e kënduar "O sa mirë me qenë Shqiptarë" - Gëzuar ditëlindjen Rick Elezi!
Rick Elezi, është i martuar për më shumë se 25 vjet me Shpresa Elezin dhe së bashku burrë dhe grua, ata drejtojnë një kompani e quajtur R.E.M. Residential. Ata mbështesin vazhdimisht aktivitete dhe ngjarje të shumta në komunitet por janë dalluar edhe për aktivitete të bamirëse të tilla :' Holiday Toy Drive for Blythedale Children's Hospital and R.E.M.'s own Unite-Help-Give Sandy Relief Initiative duke mbledhur mijëra dollarë ndihma pë komunitetin e ishullit Staten Island gjatë shkatërrimit nga uragani Sandy .

Rick Elezi jeton në Yonkers - Nju Jork së bashku me gruan dhe vajzën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat