Aktivitete frytdhënëse të Shoqatës mbarëshqiptare "Trojet e Arbrit"

Diaspora

Aktivitete frytdhënëse të Shoqatës mbarëshqiptare "Trojet e Arbrit"

Nga: Nue Oroshi Më: 23 prill 2015 Në ora: 14:58

Shoqata Trojet e Arbrit e themeluar tani e 11 vite me radhë është shndërruar në një bazament gjithëshqiptar, ku po e gjejnë veten shqiptarët anë e mbanë Trojeve të Arbrit. Kjo Shoqate gjithëkombëtare me orientim perëndimor dhe pro amerikan, ka mbajtur 12 sesione shkencore, 8 akademi dhe ka botuar 11 vepra enciklopedike ku së shpejti do të dalë nga shtypi edhe libri i XII. Ditën e djeshme të 18 prillit 2015, ishte një ditë frytdhënëse. Kryesia e kësaj shoqate e kompletuar si gjithnjë, dhe e prirë nga intelektuali dhe atdhetari Prof.dr.Muhamet Shatri kryetar, dhe i shoqëruar nga Mr.sc.Nue Oroshi nënkryetar, si dhe Leonora Laçi sekretare e Përgjithshme, dhe Mr.sc, Besim Morina arkëtar, të shoqëruar nga Frrok Oroshi, morën rrugën fillimisht për në Krujën e Gjergj Kastriotit dhe të Mustafa Krujës.

Në Krujë takuam fillimisht atdhetarin dhe studiuesin Eugjen Merlika nipi i Mustafa Krujës, i cili me devotshmëri dhe atdhedashuri, është duke e vazhduar rrugën e Kryeministrit të Shqipërisë Etnike Mustafa Krujës. Ne Krujë u pritëm edhe nga shumë veprimtarë e posaçërisht një mikpritje të ngrohtë na bëri edhe nënkryetari i Bashkisë së Krujës Reshit Merlika. Kjo ditë me diell në Krujën Legjendare rezultoi e suksesshme për faktin se me 14 gusht 2015, në Hotel Panorama në Krujë do të marshojnë studiuesit e Shqipërisë Etnike. Do të mbahet sesioni i XIII shkencor, ku me fakte Shkencore do të elaborohet Historia Shqiptare pa u ndarë në copa, por si e tëra.

Pasi u ndamë me atdhetarët krutan morëm rrugën drejt Tiranës. Aty me një dashamirësi të madhe na pritën përfaqësuesit e Ballit Kombëtar Demokrat Gjuri Shehu - nënkryetar si dhe Edi Belishova sekretar për Marrëdhëniet me jashtë i Ballit Kombëtar Demokrat. Në takim ishte planifikuar që të marr pjesë edhe dr.Artur Roshi kryetar, por për shkaqe familjare, nuk kishte mundur të vinte. Me të deleguarit e Ballit Kombëtar Demokrat zhvilluam një bisede mjaft frytdhënëse dhe konstruktive, e sidomos u fol për takime të tjera për të bërë një strategji të përbashkët.

Pasi u ndamë me udhëheqësit e Ballit Kombëtar Demokrat morëm rrugën për në selinë e Partisë Lëvizja e Legalitetit. Me një dashamirësi dhe me një stil evropian të takimeve na priti kryetari i Partisë së Legalitetit Sulejman Gjana si dhe sekretari i përgjithshëm Sadedin Balla. Edhe këtu shkëmbyem ide dhe mendime të ndryshme për afrimin e koncepteve kombëtare për Shqipëri Etnike. Posa u ndamë nga ky takim pamë se dielli kishte perënduar. Por, kësaj radhe dielli perëndonte në perëndim dhe shqiptarët kudo ku gjinden janë në rrugën e shenjtë kombëtare. Shpresojmë dhe do të punojmë që në të ardhmen kjo iniciativë e Trojeve të Arbrit të konkretizohet me bashkërenditjen e veprimeve politike për bërjen e Shqipërisë Etnike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat