Video nga Diaspora për Diasporën

Diaspora

Video nga Diaspora për Diasporën

Më: 23 prill 2015 Në ora: 09:20

Platforma për diaspora, www.KosovoDiaspora.org, organizon konkursin e hapur për videon më të mirë në lidhje me rëndësinë e regjistrimit të Diasporës Shqiptare.

Video 1 minutëshe do ta promovojnë regjistrimin online të diasporës, në kampanjën më të gjërë të këtij lloji deri tash. Videot duhet të përmbajnë një thirrje active për regjistrim në webplatformën e Ministrisë së Diasporës në Kosovë www.rd.rks-gov.net.

Tri vendet e para do të shpërblehen me €400, €150, dhe €50 respektivisht.
Kriteri kryesor për përzgjedhjen e videove fituese është kreativiteti.
Zgjedhja e procesit dhe mjeteve për realizimin e videos janë të lira. Realizimi mund të bëhet me anë të mjeteve profesionale apo telefon, si animacion apo stil tjetër vizuel. Videot mund të realizohen në cfarëdo gjuhe, varësisht prej vendbanimit të diasporës shqiptare.
Ky konkurs është i hapur për të gjithë banorët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe familjaret e tyre si pjesë e diaspores kudo që ndodhen.
Para aplikimit me materialin konkurues, duhet të dërgohet një email për të shprehur interesin mbi krijimin e klipit në adresën elektronike [email protected]. Pas këtij hapi, të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë klipet e tyre në po të njejtën adresë deri me datë 18 Maj 2015.
Fituesit do të shpallen në webfaqen tonë www.kosovodiaspora.org, në faqen tonë në Facebook dhe Twitter me 25 Maj 2015.
Konkursi është i organizuar nga OJQ Germin, e cila menaxhon platformën www.kosovodiaspora.org.
Ky konkurs është mbështetur nga projekti Diaspora for Engagement in Economic Development, si dhe nga Qeveria Finlandeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat