Ndërroi jetë në Nju Jork, Liri Kupi

Diaspora

Ndërroi jetë në Nju Jork, Liri Kupi

Nga: Beqir SINA - New York Më: 16 prill 2015 Në ora: 09:55

Dje, e Mërkurë 15 Prill 2015, pas një sëmundje të rëndë, njoftohet se ka ndërruar jetë në Nju Jork, e ndjera Liri Kupi, bashkëshortja e Fatbardh Kupit, duke i lënë në pikëllim të thellë familjarët e saj të dashur dhe të gjithë rrethin miqësor e të njohurit.

E ndjera ndërroi jetë në spital pas një sëmundjeje të rëndë. Liria ishte një ndër qëndresatret e kampeve të internimit, ku nuk iu nda të shoqit gjatë sagës së vuajtjeve nëpër burgje dhe internimet gjysëmshekullore të diktaturës komuniste.

Për Lirien (Lirie Kupi) do të shkruhet shumë , dhe ajo mund të bëhet edhe pjesë e romaneve të kohës së diktaturës. Për atë se si ajo nga dashuria me të birin e Abaz Kupit, një interrnuar në kampin e interrnimit në Gradishtë, martohet dhe krijon një familje të shëndosh me Fatbardh Kupin.

Ajo është nga ato vajza të pakta, të diktaturës enveriane, që i përkiste si bijë një familje tjetër (jo e presekutuar), të atij regjimi, dhe, që jetonte në qytetin e Lushnjes, mes pervilegjeve të kohës, por, nga dashuria e madhe me djaloshin e interrnuar Fatbardh Kupin, të birin e "armikut" e "tradhëtarit" të popullit, si e damkosi diktatori Enver Hoxha, ata, Liria ashtu fare e re dhe një vajzë e bukur permetare, si gjimnaziste, zgjodhi jetën e internimit, pranë burrit të sajë, që i kaloi jeta nëpër burgje dhe internime.

Familja e Abaz Kupit, pjestare e së cilës ishte edhe e ndjera Lirie Kupi ka bërë 51 vjet internim 4 vjet gjatë kohës së pushtimi fashist dhe 47 vjet gjatë kohës së diktaturës komuniste në Porto-Palermo..

Familja në një njoftim thotë, se për të dhëna më të hollësishme do t’ju njoftojmë më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat