Ftesë per Kuvend zgjedhor per Nëndegën e LDK-së në Solothurn

Diaspora

Ftesë per Kuvend zgjedhor per Nëndegën e LDK-së në Solothurn

Më: 14 prill 2015 Në ora: 09:25

Të nderuar antar dhe simpatizant të LDK-së, kemi nderin që t`ju ftojmë të merrni pjesë në Kuvendin zgjedhor të Nëndegës së LDK-së në Solothurn.
Kuvendi mbahet me 19.04.2015 duke filluar nga ora 15.00
Adressa; Bielstrasse 80, 4500 Solothurn
Në vazhdën e permbushjes së obligimit tonë statutor, LDK Nëndega në Solothurn organizon Kuvend zgjedhor, andaj luteni që sa më masovikisht t`i pergjigjeni kësaj ftese. Në vazhdën e rrugëtimit tonë 25 vjeqar, LDK Nëndega në Solothurn gjithmon ka qenë dhe është në ballë të aktivitetetit të sajë, ka një kryesi tashmë të konsiluduar mirë, e formësuar në aspektin profesional e politikë, e cila me aktivitetin e sajë, ka arritë t`i perbushë obligimet e veta statutore e programore të kësaj periudhe 4 vjeqare. Në vazhdën e këtijë aktiviteti kemi në bashkpunim të ngusht me Partinë popullore të CVP, e cila per çdo ditë po tregon gadishmërinë e sajë, se e mbështetë në çdo hap të organizimin LDK-në, në Kosovë dhe Zvicër. Në kuader të këtijë bashkpunimi për her të parë Nëndega e jonë e kandidon një kandidate per në zgjedhjet Parlamentare më 18.Tetor, Z. Herolinda Rexhepi Avdyli si kandidate të mundshme per deputete në Paralamentin Helvetik Zvicerian. Në kuader të kësaj, LDK Nëndega në Solothurn fton rininë shqiptare, anëtar e simpatizant që masovikisht t`i pergjigjeni kësaj ftese, me që ne si LDK, gjithmon do të jemi në shërbim të gjeneratave të reja, që jetojn e punojn në Zvicer. Mendoj se LDK tashmë ka një projekt të qartë që donë ta realizoj me ndihmën e miqëve tanë, në periudhën e ardhshme kohore. E duam LDK-në, si në kohë e të madhit Dr. Ibrahim Rugova, ju do të i jepni mbështetje rritës dhe msovizimit të LDK-së, andaj ejani e bëhuni pjesë e sajë, Zoti ju bekoft ju dhe shqiptarët kudo që janë. Me shpres se do të jeni me ne, per ju e familjet tuaja ; Jetë e shëndet u prift gjithmon e mbara.
Për Kryesinë e LDK-së Nëndega ne Solothurn
Ahmet Kosumi (kryetar) tel. 079/2423107
Mustaf Beluli (sekretar) tel. 079/3502233

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat