Shoqata e shkrimtarëve “Papa Klementi XI Albani” krenari e krijuesve në Suedi

Diaspora

Shoqata e shkrimtarëve “Papa Klementi XI Albani” krenari e krijuesve në Suedi

Nga: Lan Çuçalla Më: 5 mars 2015 Në ora: 17:06

Z.Hysen Ibrahimi, ju jeni kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” ju lutem na thoni për lexuesit e gazetës sonë, nga ju erdhi kjo ide ta pagëzoni me këtë emër?

Shoqata e shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi ka mbledhur shumë të dhëna për Papën Klementi XI Albani. Mund të themi se shtysë kryesore për Shoqatën ishte edhe një dokumentar në TVSH dhe i publikuar në Youtube për të bindur anëtarësinë e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi, që kjo të emërtohet me emrin “Papa Klementit XI Albani”. Vendimi është marrë duke u votuar nga shumica absolute e anëtarësisë për figurën tani më të njohur më emblematike Papa Klementi XI Albani. Ne mburremi që e kemi këtë emër të shenjtë të cilin e mbajmë me krenarinë më të madhe. Ky emër është inspirim dhe motivim për ne, se si duhet punuar dhe sakrifikuar për vendin e origjinës, se si duhet organizuar dhe ndihmuar sikurse që Papa Klementi XI Albani veproi dhe ndihmoi atdheun e vet dhe organizoi Kuvendin e Arbërit dhe shumë aktivitete në interes të çështjes kombëtare.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat