APEN promovojë në Nju Jork, shpirtin sipërmarrësve profesionist shqiptar (Foto)

Diaspora

APEN promovojë në Nju Jork, shpirtin sipërmarrësve profesionist shqiptar (Foto)

Nga: Beqir SINA - New York Më: 5 mars 2015 Në ora: 16:51

MANHATTAN NYC : Të Premten, (27 Shkurt) në njërin prej lokaleve më të njohura në Nju Jork - për mbajtjen e simposiumeve dhe diskutimeve për biznesin - 3 West Club; Manhattan Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Profesionisteve dhe Sipërmarrësve – APEN - organizojë një panel që të përkrahi dhe promovojë komunitetin e profesionistëve dhe sipërmarrësve të rinjë Shqiptaro-Amerikan - duke përfshirë edhe disa prej biznismenëve më të suksesëshme.
Paneli i dikutimeve u hap me prezentimin e pjesmarrësve duke theksuar rolin e APEN-it, në komunitetin tonë, si dhe mënyrat më të sukseshme për t'u angazhuar dhe inkuadruar me organizatën e APEN-it. nga znj. Mediha Kosovrasti - Gega (APEN co-Chair - gjithashtu APEN co-Chair Nick Nikic)
Moderatorët e kësaj konference ishin dy profesionistë dhe sipërmarrës të suksesshëm në Nju Jork, Etrita Ibroci – Anëtare e bordit te APEN-it; Profesioniste në degën e financave në bankë Europiane (Senior VP, Kepler Cheuvreux) dhe Ken Biberaj - (Chairman, Manhattan Chamber of Commerce Kryetar të Bordit të Drejtorëve) - ish kandidatë për këshillin e bashkisë të Nju Jorkut.
"Interesimi shumë i lartë solli në këtë konferencë rreth 300 musafirë – çka do të tregojë se ky ka qenë një ndër tubimet më të sukseshme që patëm në historin tonë 8 vjeçare" thonë drejtuesit e Apenit nga kjo veprimtari.
Disa prej tyre ishin nga ata që janë bërë edhe pjesë e librit "Histori suksesi shqiptaro-amerikan", figura të shquara të komunitetit, lider, dhe veprmitar të dalluar, sipërmarrës të lartë nga komunitetit tonë, dhe nga të gjitha fushat të ndryshme ( restorante, modës, të financës, të pasurive të paluajtshme, të ndërmarrësisë social dhe teknologjisë), si :Mark Gjonaj – Assemblyman, Richard Lukaj – Bank Street Group -philanthropist, Adrian Shatku – CEO Unify Communications, Martin Shkreli – Owner/President at Alba Construction, Granit Limani - Entremedia (Founder),Zaim Hajdari – Raymond James group, Ambasador Vlora Çitaku – Kosova delegation, Ambasador Ferit Hoxha - Albania Delegation, Lumi Hadri – restaurant owner; philanthropist
Gjithashtu, ka pasur mysafirë nga, Kosova, Austria, Dallasi, dhe Washington, DC, Bostoni (Mark Kosmo - Financial Services Consultant and Contractor), si dhe disa studentë shqiptarë që studion në universitetin e Harvardit, e të tjerë.
Duke treguar edhe "sekretet" e asaj - se nga ata u frymëzuan, ose si u lindi idea që APEN të promovojë në Nju Jork, shpirtin sipërmarrës shqiptar, moderatoria e kësaj veprimtarie Etrita Ibroci, thotë se: "Komuniteti ynë shqiptar, ka shumë sipërmarrës të sukseshëm në të gjitha fushat, nga fusha e shërbimeve, ndërtimi dhe financa, deri tek kompanitë start-up në teknologji, moda dhe dizajni. Kështu që, ne gjithashtu e dijmë se Shqiptarët integrohen shumë shpejt dhe kanë treguar sukses të vazhdueshëm në udhëheqjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, siç mund të vihet re nga gjithë bizneset e sukseshme jo vetem në ShBA por edhe në vende tjera të Diasporës, ishte natyrisht frymëzim dhe ide për të mbajtur një panel të till".
Pra, sipas saj qëllimi i tyre, na tregon se ata ishin në gjendje të afrojnë dhe bëjnë së bashku, nën një çati , në format të një paneli plot me diskutime(konferencë afaristësh dhe biznesmenësh), disa prej profesionistëve dhe sipërmarrësve më të dalluar shqiptaro-amerikan, të cilët kan lënë një shenjë të rëndësishëm në lëmit e tyre përkatëse.
Dhe, me, synimin siç tregojë edhe ky panel i cili është që t'i prezantojnë tregimet e tyre të sfidës, punës së madhe, të disa dështimeve, por, edhe të sukseseve të mëdha që kanë kulmuar me arritjen e bizneseve të suksesshme, emra dhe firma globale që po vazhdojnë të rritën në botën e suksesit.
Etrita Ibroci, u shpreh se :" Ne duam të prezantojmë tregimet dhe përvojat e tona, dhe të inkurajojmë një brez të ri, të udhëheqesve të biznesit dhe të udhëheqesve profesionalë, gjithashtu, qëllimi i ketij tubimi ishte të përkrahim dhe promovojm komunitetin Shqiptaro-Amerikan - duke përfshirë disa prej biznismenëve më të suksesëshëm" tha ajo.
Ndërkaq,, shtonë ajo se ata kan pasur edhe një qëllim tjetër, i cili ishte drejtuar tek të rinjtë në komunitetin tonë për të marrë një kuptim të asaj që përfshin ata në sipërmarrjen, për ata që janë të interesuar në ndërmarrësi, të tilla të suksesshme në fushën e afarizmit dhe të biznesit në SHBA.
Në këtë panel mësojmë se është diskutuar edhe për atë si si mund të bëhesh sipërmarrës dhe profesionist i suksesshëm , ose cila ishte mënyra për të bërë atë të njohur nëpërmjet këtij paneli diskutimesh. Si kanë mundur të bëhen të sukseshëm sipërmarrësit e Apenit? dhe si mund të mësohet nga ata? duke u prezantuar ata vetë tregimet dhe përvojat e tyre, që të inkurajojnë një brez të ri të udhëheqesve të biznesit dhe të udhëheqesve profesionalë.
"Gjithashtu, theksojë Ibroci, qëllimi i ketij tubimi ishte të përkrahim dhe promovojm komunitetit Shqiptaro-Amerikan, duke përfshirë disa prej biznismenëve më të suksesëshëm"
Në rrëfimet e sukseset e tyre, panelistët nëpërmjet diskutimeve : Louis V. Foundos, Entrepreneur, Finance/Real Estate, Giorgio Kolaj, Co-Founder and President, Famous Famiglia (pizzeria), Tush Nikollaj, CEO & President, Logical Net Corporation (technology), Shpresa Xhakli, Founder, United for Autism, iu përgjigjen edhe disa pyetjeve nga moderatorët dhe disa pyetje të bëra vetë nga publiku.
Auditori me këtë rast ishte mjaft i interesuar të dinte se :" Cili ishte momenti definues që ndikoj ata të angazhohen si sipërmarrës në fushat e tyre të spërmarrëjes - dhe me çfarë mënyrash ata i motivojnë punëtorët? e tyre, cilat nga cilësit i dallojnë nga sippërmarrësit tjerë?- Çfar domethënije, ka të jesh sipërmarrës shqipëtarë në SHBA? dhe cili është mesazhi i tyre për gjeneratat e të rinjëve?
Këtë në mënyrat e tyre, e treguan panelistët e suksesshëm," se cilat ishin inspiruese dhe motivuese për brezin e ri të sipërmarrësve shqiptarë, që tashmë po e bejnë rrugëtimin e tyre të sipërmarrësisë".
Ajo që të bie në sy ishte se të gjithë panelistët, theksuan se familja - është gjëja më e rëndësishme dhe shtylla e çdo suksesi - Edhe një temë tjeter, prej tyre e rëndësishme ishte për të treguar se cila ishte mënyra për të besuar në vetvete dhe aftësit e veta dhe "kurr për t'u mos dorëzuar", edhe përball vështërsive, për të arritur suksesin në mërgim.
Një ndër temat kryesore, që u diskutuan ishte për të ndihmuar njëri tjetrin – posacërisht e theksuar kjo në diskutimin e e tij ,nga zotëri Louis Foundos. Kurse, Tush Nikollaj - theksoj se kurr mos të pranoni kur dikush ju thotë ‘Jo’, por shtojë ai " Vazhdoni me forca tuaja dhe kërkoni mënyra tjera për të arritur qëllimet".
Zonjusha Etrita Ibroci, në fund duke folur për të ardhmen e këtyre ngjarjeve nga shoqata e Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Profesionisteve dhe Sipërmarrësve – APEN, thotë se do të angozhohemi edhe më tepër te organizojm tubime te tilla që do te forcojmë platformen tonë.
" Ne jemi nje organizatë, shprehet ajo me një detyrë: krijimin e një tradite të re, në bashkimin e profesionistëve dhe sipermarrësve shqiptarë, ndërkohë, që Misioni i jonë, është ti afrojmë në mes nesh forca të reja rinore, që do të pasqyrojnë dinjitetin e vlerave shqipëtare dhe të shpalosim talentin shqipëtarë".
Në këtë kontekst, duket qartë se që nga lindja e idesë dhe iniciativës se APEN-it, si shprehet ajo, Apeni, ka pasur fatin të kontaktojë me qindra shqiptarë, në të gjithë Shtetet e Bashkuara, me sipermarrës dhe profesionistë me kualifikime impresive, duke perfshirë edhe sfera nga financat, bankimi, ligji, sfera shëndetsore, teknologji e tjerë, gjithmonë duke shpresuar që në të ardhmen APEN, të zgjerojë rrjetin e tyre me profesionist të tjerë te sukseshëm në tërë SHBA dhe diasporën shqiptare.
Messazhi i tyre i qartë është të rrini të lidhur me APEN'in, me platformën e saj, jo vetëm për të mësuar nga kolegët më të suksesshëm - profesionistë dhe sipërmarrës - por edhe që të zbërthejnë rrugët dhe kahjet të ndryshme të bashkëpunimit me kolegë në sektorë të ngjashëm të biznesit, edhe në Shqipëri, Kosovë, viset shqiptare, në Europë dhe SHBA.( photo credits and information from APEN - Albanian Professionals and Entrepreneurs Network)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat